• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPALLJA NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR I REZART TAÇIT/ SPAK bën lëvizjen e radhës: Verifikim transaksioneve në…
Home
Breaking News

SHPALLJA NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR I REZART TAÇIT/ SPAK bën lëvizjen e radhës: Verifikim transaksioneve në…

13 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK po vijon hetimet ndaj, pas sekuestrimit të 18.5 milionë eurove në një llogari bankare të nivelit të dytë, para që dyshohet se janë pastruar nga mafia italiane.

Sipas SPAK, në skemën kriminale rezulton i përfshirë edhe biznesmeni Rezart Taçi, i shpallur në kërkim, si dhe kunati dhe shoferi i tij, tashmë të arrestuar.

Burime nga institucioni i akuzës bën me dije se hetimet janë në vijim, ku bankave të nivelit të dytë do u kërkohet informacion për të gjitha trasaksione e tjera që këta shtetas mund të kenë bërë vitet në fundit, për të parë nëse janë bërë apo jo komform të gjitha rregullave ligjore, nenvizon Shqip.

Gjithashtu SPAK është duke kryer veprime dhe verifikime në disa llogari bankare që janë në emër të biznesmenit dhe dy njerzërve të tij, tashmë të arrestuar. Pritet që në ditët në vij Artur Balla dhe Bledat Lilo të dalin përpara gjykatës së posaçme për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa në kërkim ndërkombëtar për llogari vijon të mbetet Taçi.

Ditën e djeshme, biznesmeni në një intervistë për “Zona Zero” mohoi akuzat dhe paralajmëroi se do kthej në Shqipëri shumë shpejt për t’u përballur me drejtësinë.

“S’kam hapur llogari personale ku kane kaluar këto para. Jam kontaktuar nga një ekonomist profesionit përmes një miku tim. Disa muaj më nëpërmjet një mikut tim më kontakton dhe më kërkon një favor që t’i hap një llogari në Shqipëri. I thashë shko në Shqipëri dhe hape llogarinë. Këtu fillon dhe mbaron roli im. Nuk e kuptoj se ku është vepra penale. Unë nuk di se ku është produkti i veprës penale.

Personi më është prezantuar nga një mik i imi. Nuk kam asnjë bashkëpunim me një strukturë të organizuar kriminale. Thjesht i kam thënë shko në Shqipëri dhe hap llogarinë. Si mund të organizohen për strukturë kriminale, dy të shoqëruarit nga policia. Nuk ka vepër penale. Jam i shokuar, jam pa fjalë. Më shpallën në kërkim vetëm se dikush më mori në telefon. Kjo është në vazhdën e persekutimit“, tha Rezart Taçi.

I pyetur për rolin e dy shqiptarëve të tjerë të arrestuar nga SPAK, Artur Balla dhe Bledar Lilo, Taçi tha se ata ishin thjesht shoqëruesit e shtetasve italiane në Tiranë për t’i ndihmuar, por që sipas tij nuk kanë kryer asnjë vepër penale, pasi sipas tij nuk janë në pozitat për të ndërhyrë për më shumë.

“Dy zotërinjtë ishin në rolin e shoqëruesit, po çfarë pushteti kanë ata për të kryer një vepër penale, si mundet dikush që shoqëron dikë, cili është roli i tyre, si mundet të akuzohen për bashkëpunim me mafian, për pastrim parash, ata s;kanë mundësi të bëjnë asgjë, se di ku është vepra penale”, tha ai.

Biznesmeni dyshohet se është larguar nga Shqipëria drejt Italisë rreth dy muaj më parë, referuar sistemit TIMS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA E GRAMSHIT ZBRET NË TERREN/ Postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit. Një i arrestuar për…
Previous article "GËNJESHTAR KONGJENITAL"/ Nishani reagon ashpër: Basha më 2011 i kërkonte Berishës ta udhëzonte

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT