• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shpallja e pavarsisë së Katalonjës/ Spanja shkon në zgjedhje të parakohëshme
Home
Botë

Shpallja e pavarsisë së Katalonjës/ Spanja shkon në zgjedhje të parakohëshme

27 October, 2017 Redaktor2 Botë, Politikë

Qeveria e Spanjës ka njoftuar zgjedhje të parakohshme, ku ka vendosur datën 21 dhjetor si ditën për tu mbarëvajtur.

Ky vendim vjen pasi parlamenti katalanas shpalli njëanshmërisht Pavarësinë nga Madridi, pas një votimi të fshehtë që përfundoi me 70 vota pro e 10 kundër.

Tensionet/ Katalonja shpalli pavarsinë, Spanja miraton kontroll të drejtpërdrejtë

Kriza e thellë në Spanjë hyn në territore të paeksploruara.

Tensionet ishin të larta në Kuvendin rajonal, ku para se të niste procesi i votimit, partitë që kundërshtojnë shkëputjen, “Ciudadanos” dhe “PSC” braktisën sallën.

Pas njoftimi të rezultatit të votimit, deputetët kënduan himnin kombëtar “Els Segadors”, i ndekur më pas nga thirrjet “Rroftë Republika” apo “Liri”. Flamuri spanjoll u hoq nga Parlamenti dhe mijëra njerëz shpërthyen në festë nëpër rrugët e Barcelonës.

Pak minuta pas votimit në Parlamentin rajonal, Senati spanjoll ndërmori hapin e paprecedentë të aprovimit të masave, që do të lejojnë qeverinë e Madridit të marrë kontrollin e Katalonjës: 214 u shprehën pro dhe 47 kundër.

Shpalljen e Pavarësisë së Katalonjës, kryeministri Mariano Rajoy e cilësoi një akt kriminal e të kundërligjshëm. Ai ftoi spanjollët të ruajnë qetësinë.

“Qeveria do të marrë të gjitha masat për të rikthyer ligjshmërinë në Katalonjë. Spanja është një komb i madh dhe një shtet serioz. Ne nuk do të tolerojmë që pak njerëz të përpiqen të likuidojnë Kushtetutën tonë”, tha Mariano Rajoy, shkruan N.Y.Times.

Menjëherë më pas, Rajoy mblodhi Këshillin e Ministrave për të diskutuar mbi shkarkimin e presidentit katalanas, Carles Puigdemont e të ministrave të tij, si dhe rikthimin e rendit kushtetues në rajon.

Më herët gjatë së premtes, kryeministri u kërkoi senatorëve të aprovonin aktivizimin e nenit 155, që parashikon vendosjen e sundimit direkt në Katalonjë e marrjen e kontrollit të policisë, financave e televizionit publik. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha në një reagim se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë, kundër shkëputjes së Katalonjës. Kundër doli edhe Britania e Madhe, që ka një problem të ngjashëm me Skocinë.

Çdo të ndodhë me Katalonjën? Pas Gjermanisë një tjetër shtet i fuqishëm nuk njeh pavarësinë

Britania nuk do ta njoh vendimin e parlamentit katalunas, për shpalljen e pavarësisë nga Spanja.Zëdhënësi i kryeministres Theresa May ka thënë që kjo deklaratë është e bazuar në një votim i cili ishte shpallur ilegal.

Ai ka shtuar që Britania dëshiron të shoh ruajtjen e unitetit të Spanjës, shkruan The independent.

Parlamenti i Katalonisë ka votuar pro deklaratës së pavarësisë nga Spanja, përderisa parlamenti spanjoll ka aprovuar shtrirjen e sundimit direkt në këtë regjion.

Katalonja shpalli pavarsinë, kjo fuqi botërore nuk do ta njohë si shtet

Gjermania nuk do të njohë pavarësinë e Katalonjës. Sipas Seibert, Berlini po përcjell me shqetësim eskalimin e situatës në Spanjë Gjermania mbështet qeverinë spanjolle dhe nuk do ta njohë pavarësinë, të cilën sot pasdite e shpalli parlamenti katalonas, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Sipas tij, Berlini po përcjell me shqetësim eskalimin e situatës në Spanjë, duke përmendur se shpallja e njëanshme e pavarësisë “shkel parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Spanjës”, transmeton Reuters.

 

Parlamenti në Katalonia voton pro shpalljes së pavarësisë nga Spanja

Sipas “dw”, sytë kthehen tani nga Senati spanjoll, i cili po diskuton propozimin e qeverisë për kontrollin ndaj Katalonias.

Anëtarët e opozitës bojkotuan votimin, teksa mocioni mori udhë me 70 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim.

Kryeministri Rajoy u shpreh: ‘sundimi i ligjit do rivendoset në Katalonia’.

Kriza filloi kur katalanasit mbështetën pavarësinë nga Spanja në një referendum që u quajt i paligjshëm disa javë më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dua Lipa,shqiptarja më e suksesshme
Previous article Einxhel Shkira tregon si refuzoi Trezeguet/Detajet e takimit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT