• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPALLJA E BERISHËS “NON GRATA”/ Mark Marku: Protagonizmi i tij në Parlament dëmton lidershipin
Home
Politikë

SHPALLJA E BERISHËS “NON GRATA”/ Mark Marku: Protagonizmi i tij në Parlament dëmton lidershipin

17 July, 2021 F.autor Politikë

Deputeti i zgjedhur i PD, Mark Marku, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, komentoi ndër të tjera, vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas akademikut, ky vendim, do të jetë në dëm të Partisë Demokratike. Marku tha se protagonizmi i Berishës në Parlament, dëmton lindershipin e PD. Ndër të tjera, Mark Marku theksoi se nuk ka pritshmëri të mëdha për Parlamentin e ri, pasi sipas tij, deputetët varen nga kryetari dhe nuk janë të lirë në vendimmarrjet e tyre.

Mark Marku: Ajo që mbajta sot në pushtet, buron nga arsyeja dhe zemra. Unë vij nga media, s’e kam profesion politikën. Kur shkoj aty, sepse më kanë ftuar, s’kam dashur të shkoj. Unë them gjërat që duhet thënë, bëj punën time.

Sa kohë i duhet PD për të bërë diçka?

Mark Marku: Do i duhet minimumi 1 vit. Nëse do të bësh diçka të menduar mirë duhet kohë, do të mendohet mirë. Duhet gjenden ofertat e duhura, duhet bindur njerëzit. Nuk bëhet kjo gjë dhe të mashtrojmë njerëzit, duhet bërë gjëra serioze. Duhet hapur dhe debat, t’i themi gjërat siç janë. Nga 92 PD nuk është një parti e parë me vota. Populli, është i ndryshueshëm, rrethanat janë të ndryshueshme. Në këtë kuptim do kohë, nuk kërkoj gjë të shpejtë, por të menduar dhe të saktë.

Gjatë fjalimit të Bashës nuk u përmend zoti Berisha. Ky i fundit është shpallur ‘non grata’ nga DASH. Doja t’ju pyesja, pse nuk u përmend Berisha nga Basha në fjalimin e tij?

Mark Marku: Nuk kishte arsye që të përmendet. Është lideri historik. Kushdo të jetë, nuk e shmang faktin që Berisha ka qenë lideri historik, ka mbajtur PD në opozitë. Ka pasur problemet e veta, por këtë fakt s’e ndryshon asgjë.

E dëmton PD shpallja ‘non grata’ e Berishës?

Mark Marku: Po sepse ka ndërtuar një diskurs për Doshin e Dakon, që meqenëse u shpallën ‘non grata’ duhej të largoheshin nga politika. Ky është problemi, e para. Unë e kam thënë, fakti që Berisha u shpall ‘non grata’ ka qenë e gabuar. Sepse u shpall ‘non grata; një politikan me histori, ndikim në shoqëri, ndërkohë që qeveria amerikane nuk shpall ‘non grata’ Ramën që është shumë i rrezikshëm.

Zoti Berisha thotë mezi pres të kthehem në Parlament, a duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar Berisha, apo duhet të kishte një ngrirje me PD deri në momentin që të zbardhet gjithçka?

Mark Marku: Nëse do e bënte Berisha do e lehtësonte shumë punën e PD qoftë me kundërshtarët politikë. Por mendoj që PD do e ketë të vështirë të vendosi që ish-kryetari i saj të jetë pjesë i PD. Sepse shpallja ‘non grata’ mbështetet në disa argumente dhe s’ka vlerë juridike. Ajo është një qëndrim. Nuk mund t’i thuash ish-kryeministrit mos eja në Parlament. Edhe kur Berisha ka qenë kryeministër kam pasur kritika. Duhet menduar gjëja në kuptimin që është shpallur ‘non grata’. Unë mendoj që protagonizmi i tepruar i Berishës, dëmton lidershipin e PD dhe është një pengesë në ristrukturimin e PD, sepse Berisha është karizmatik, është e vështirë të bëhet dikush lideri i PD duke pasur Berishën aty. Unë mendoj që Berisha dhe PD janë futur në marrëdhënie të komplikuar. Do të duhet që PD të ketë marrëdhënie shumë të mira me PD dhe BE. Rama nga krahu tjetër ka shumë forca lobingu.

Dua t’ju pyes, sepse pamë atë parlament që ishte, çfarë pritshmërish keni për opozitën që do të shihni në shtator?

Mark Marku: Deputetët në Parlament nuk funksionojnë sepse janë nën varësinë e kryetarit. Duhet krijuar një marrëdhënie e re. Deputetët nuk kryejnë funksionin si të tillë. Deputetët në parlament janë kukulla, janë zero.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Rithemelimi i PD dhe kultura e festimit të humbjeve si fitore!
Previous article NË NJË LIDHJE ME SHQIPEN? Fation Kuqari i jep fund një herë e mirë aludimeve (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT