Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS ku u diskutua edhe buxheti 2018, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj paralajmëroi vendet vakante në zyrat e Hipotekës. Për të gjithë të interesuarit ajo çka duhet është të bëheni pjesë e konkursit dhe plotësimit të kritereve të shpallura në faqen zyrtare të ministrisë së Drejtësisë.
“Ministria e Drejtësisë para më shumë se 15 ditësh ka bërë shpalljen e vendeve vaktante të zyrave të Hipotekës në gjithë Shqipërinë. Na ka rezultuar që ka pasur kandidatura të dobëta. 25 përqind e tyre nuk kanë plotësuar kërkesat formale ligjore. Nuk arrijmë dot të kemi profesionistët më të mirë të vendit që t’i sjellim në funksionim normal këto zyra që janë gangrena e situatës së krijuar me pronat”,- tha ajo.
/AlpeNews.al/