Drejtuesi politik i PS në Tiranë, Blendi Gonxhja, ka shpallur fitoren në zonën e Kombinatit, ku ai ka operuar më së shumti.
Sipas Gonxhes, ka një rritje të vota për PS, çka e bën Kombinatin si njësinë bashkiake me rezultatin më të mirë brenda njësive urbane.
Deklarata e Gonxhes:
Dhe kemi pasur mbi 4 mijë votues të cilët nga censuset tona janë shumica socialistë, që janë te njësitë e tjera. Nga pikëpamja e pjesëmarrjes e dinim që do të kishim një rënie. Rënia në pjesëmarrje në rastin tonë është përkthyer në një bojkot të opozitës. Jemi më mirë edhe se viti 2021. Jemi në 54.5% kur kemi qenë 53.5% si PS në 2021.
Jemi në rritje shumë të rëndësishme krahasuar dhe me njësitë e tjera bashkiake. Kemi regjistrim të lartë nga njësia 6 për Diasporën dhe rezultatin e presim tani. Ne kemi regjistruar gati mbi 5,000 bashkëkombës në nivel kombëtar, gati 2,000 në rang qarku dhe mbi 1,500 në rang njësie. Të gjitha këto bashkë bëjnë që të jemi shumë krenarë!”


