• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPALL FALIMENTIMIN/ Kompania e njohur anulon të gjitha fluturimet e planifikuara
Home
Jetë

SHPALL FALIMENTIMIN/ Kompania e njohur anulon të gjitha fluturimet e planifikuara

5 February, 2019 k.autor Jetë

Kompania ajrore me bazë në Berlin, Germania, ka paraqitur kërkesë për falimentim dhe ka anulluar të gjitha fluturimet menjëherë, tha kompania të martën herët.

“Për fat të keq, nuk kemi mundur të kryejmë me sukses përpjekjet tona financiare për të përmbushur nevojat afatshkurtra të likuiditetit”, tha drejtori menaxhues Karsten Balke në një deklaratë.

“Na vjen shumë keq që, si pasojë, nuk patëm zgjidhje tjetër përveçse të aplikonim për falimentim”.

Kompania fajësoi “zhvillime të paparashikuara” për mungesën e saj të likuiditetit si “rritja e çmimit të kerosenit gjatë verës së vitit të kaluar me rënien e njëkohshme të euros ndaj dollarit amerikan”, si dhe një numër të lartë të shërbimeve teknike të kërkuara nga flota e saj e avionëve.

Zoti Balke tha se “na vjen veçanërisht keq për ndikimin që ka ky hap te punonjësit tanë”, të cilët kishin bërë çmos për të siguruar operacione të besueshme dhe të qëndrueshme të fluturimit.

Kompania, e cila kishte raportuar vështirësi financiare në janar, tha se kishte paraqitur kërkesën për faliment në një gjykatë të Berlinit të hënën vonë dhe se të gjitha fluturimet u anuluan brenda natës.

Filialet Swiss Germania Flug dhe Bulgarian Eagle të kompanisë nuk janë prekur nga ky falimentim, thuhej në deklaratë.

Linja ajrore do të niste fluturimet nga Tirana drejt Dyseldorfit dhe Zyrihut në 30 maj të këtij viti. Në faqen e kompanisë rezulton se fluturimet drejt Dyseldorfit janë anuluar, ndërsa ato drejt Zyrihut mund të vazhdojnë të prenotohen.

Falimentimi i kompanisë së vogël ajrore vjen pasi Air Berlin, që dikur ishte linja ajrore e dytë më e madhe e Gjermanisë, falimentoi në vitin 2017 kur aksioneri Etihad Airways tërhoqi fondet pas disa vitesh humbje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE FALAS PREJ VITESH/ Ja pse ilaçi tani kushton 375 mijë dollarë
Previous article "DO E RRËZOJMË MOTRA, DO E RRËZOJMË"/ Protesta e 16 Shkurtit, rrjeti "MASAKRON" Bashën, Monikën dhe Berishën

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT