• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHANSI MË I MIRË I GREKËVE NË SHQIPËRI…”/ Shoqata e Himariotëve Amerikanë, pro Ligjit të Pronave
Home
Sociale

“SHANSI MË I MIRË I GREKËVE NË SHQIPËRI…”/ Shoqata e Himariotëve Amerikanë, pro Ligjit të Pronave

27 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Shansi më i mirë i grekëve në Shqipëri që të marrin tokat e tyre, po vihet në rrezik”. Me këtë titull, Shoqata e Himariotëve Amerikane, një ndër shoqatat më aktive në mbrojtje të të drejtave të shtetasve grekë, rreshtohet pro Ligjit të Pronave në Shqipëri.

Deklarata vjen pas një konflikti të lindur mes greko-amerikanëve me prejardhje nga Himara dhe grekëve etnikë që jetojnë në Himarë, përsa i përket Ligjit të ri të Pronave. Shoqata thotë se disa grupe në Himarë pretendojnë se legjislacioni i ri nuk zgjidh asnjë problem ekzistues dhe shton probleme të reja.

“Por kjo nuk është e vërtetë”, thotë Kosmas Karavelas, president i Shoqatës së Himariotëve të Amerikës me qendër në Washington.

Ligji i ri u jep banorëve të Himarës dhe të gjithë grekëve etnikë në Shqipëri, mundësinë më të mirë që nga rënia e komunizmit 30 vjet më parë për të regjistruar pronat e tyre dhe për të marrë tituj të qartë të pronësisë së tyre”, shprehet ai.

Ai thotë se ekspertë të angazhuar nga Shoqata, përfshirë avokatin Simos Dimas, familja e të cilit vjen nga Himara, kolegu i tij Jay Creutz dhe një ekip lokal i specialistëve të ligjit për pronën, kanë bashkëpunuar për dy vite me autoritetet shqiptare për të hartuar ligjin e ri dhe u këshilluan gjerësisht me ekspertë europianë dhe amerikanë, si dhe udhëheqës të grekëve etnikë gjatë procesit.

Edhe avokati Dimas shprehet se ligji i ri u siguron pronarëve të ligjshëm mundësinë për të regjistruar përfundimisht pronat e tyre pas 30 vitesh kaos, duke siguruar qytetarët, pronarët dhe investitorët.

“Pa pasur mundësinë për të mbajtur titullin e qartë të pronës, nuk do të ketë investime në rajon… Pa investime dhe hapje vendesh të reja pune, rajoni do të thahet dhe do të vdesë. Ligji i ri është shpresa jonë më e mirë për të ardhmen e Himarës dhe të gjitha bashkësive të tjera greke në zonë“, deklaron ai.

Ndërsa eksperti Kreutz thotë se ky legjislacion u ofron të gjithëve që kane pretendime pronësie, një proces të drejtë për të siguruar titullin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PESË GJYQTARË PARA VETINGUT/ Dy prej tyre janë kërcënuar nga grupet kriminale, sot pa mbrojtje
Previous article ZHDUKJA E 4-VJEÇARIT/ Familjarët: Mund ta kenë rrëmbyer... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT