• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHOKUESE/ Vëllai shet motrën 14-vjeçare për 3000 euro, e dërgoi “nuse” në Serbi
Home
Rajon

SHOKUESE/ Vëllai shet motrën 14-vjeçare për 3000 euro, e dërgoi “nuse” në Serbi

10 September, 2022 s.autor Rajon

Pas kallëzimit penal të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup dje ka lëshuar Urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj katër personave, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “ Trafikim me fëmijë”.

“Në fundin e muajit të kaluar në Shkup, një nga të dyshuarit, përmes një ndërmjetësi ka pranuar që djalit të shtetasve të dyshuar serbe t’i gjejë nuse. Ai kontaktoi të dyshuarin e parë dhe ata ranë dakord që të ofronin për nuse motrën e të dyshuarit të parë, e cila sapo kishte mbushur 14 vjeç. Sipas kontratës, për lidhjen e martesës do t’i paguhen 3000 euro, prej të cilave 200 euro do t’i jepen të dyshuarit të katërt. Për të arritur qëllimin e tyre, i dyshuari i parë dhe i katërt e kanë marrë vajzën nga shtëpia ku ajo jetonte dhe e kanë çuar në shtëpinë e të dyshuarit të katërt. Aty përmes video komunikimit kanë arritur marrëveshje për blerjen dhe shitjen e vajzës me shtetasit e dyshuar serbë, njofton Prokuroria Publike.

Siç kanë treguar ata, në fillim të këtij muaji, shtetasit e dyshuar serbë, për të bërë përgatitje për festë, kanë ardhur në shtëpinë e prindërve të vajzës. Meqenëse vajza nuk ka pasur dokument udhëtimi, e dyshuara “vjehrra” ka paguar shumën prej 6000 denarë për kërkesën e paraqitur për lëshimin e dokumentit të udhëtimit në procedurë urgjente.

Ndonëse vajza nuk ka dashur të martohej, duke pasur frikë nga i vëllai, ajo iu bind dëshirës së tij dhe më 4 shtator të këtij viti, në shtëpinë e prindërve u organizua një festë. Në shenjë revolte dhe mosmarrëveshjeje me këtë lloj martese, nëna e vajzës nuk mori pjesë në festë. Mirëpo, kjo nuk i ka lëkundur shtetasit e dyshuar serbë dhe ata nuk kanë devijuar nga synimi i tyre për të marrë nusen për të cilën tashmë kishin paguar paratë.

Prokuroria sqaron se pas përfundimit të festës, nën presionin dhe kërcënimin e të dyshuarit të parë, vajza së bashku me vjehrrin dhe vjehrrën – shtetasit e dyshuar serbë dhe të afërmit e tyre, kanë shkuar në shtëpinë e motra e vjehrrës, ku kanë qëndruar deri në lëshimin e dokumentit të udhëtimit. Pasi kanë marrë dokumentin e udhëtimit, vjehrra së bashku me vajzën kanë ardhur në shtëpinë e prindërve të vajzës dhe i kanë kërkuar nënës që të shkojë te noteri për të firmosur prokurën për të miturën për të udhëtuar jashtë vendit. Meqenëse nëna nuk ishte pajtuar me martesën e detyruar, ajo e refuzoi këtë kërkesë, pas së cilës rasti u zbulua nga zyrtarët e autorizuar./INA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKROI ME THIKË FQINJIN SAPO DOLI NGA SHTËPIA/ Del foto e autorit të dyshuar Fatmir Manellari, është ende në arrati
Previous article JO VETËM TIMS/ Iranianët godasin edhe sistemin e kamerave. Nxjerrin VIDEO nga pika e kalimit kufitar

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT