Një 28-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv.
Ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv dhe ka pasur komplikacione me fëmijën, pasi fëmija ka ndërruar jetë në bark.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e fëmijës 28-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Mësohet se gjendja e saj ishte shumë e rëndë, dhe prandaj ajo u dërgua te kirurgjia në QSUT, ku ka asistuar dhe një mjek gjinekolog.
Ditën e sotme u raportua gjithashtu një tjetër humbje e madhe prej COVID. Ilirjan Draçi, mjek i poliklinikës së specialiteteve nr. 1 ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv.


