• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHOKUESE/ Nuk dinte këngën që i kërkuan, goditet për vdekje muzikanti i njohur turk
Home
Jetë

SHOKUESE/ Nuk dinte këngën që i kërkuan, goditet për vdekje muzikanti i njohur turk

5 October, 2022 s.autor Jetë

Turqia u trondit nga vrasja e muzikantit Onur Sener në një klub nate në Ankara, në të cilën dyshohet se ishin përfshirë disa punonjës nga një ministri shtetërore dhe një agjenci publike, raportoi Turkish Minute.

Muzikanti 45 vjeçar, dyshohet se u vra nga një grup klientësh, në një klub nate në lagjen Çankaya të Ankarasë pas një sherri që shpërtheu për një kërkesë për këngë. Sherri thuhet se shpërtheu kur Şener u tha klientëve se nuk e dinte këngën që i kërkuan të këndonte. Personat që e sulmuan përdorën xhama të thyer. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra.

Haluk Levent, një yll turk i rokut dhe aktivist për të drejtat e njeriut, zbuloi të hënën në Twitter se personat që vranë Şenerin, babanë e dy fëmijëve, ishin burokratë nga Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, të cilët ai i identifikoi si ALİ G. dhe İLKER K. përveç Semih S., inxhinier në Turkish Aerospace Industries (TAI).

“Jam edhe më i tronditur tani që mora vesh se ata që goditën fytyrën e Onurit me xham (të thyer),” shtoi Levent.

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e muzikantit. Tre nga të dyshuarit, dy burokratë dhe një inxhinier në TAI, u arrestuan, ndërsa dy të dyshuar të tjerë u lanë të lirë nën mbikëqyrjen gjyqësore të hënën.

Ngjarja shkaktoi zemërim midis të famshëmve dhe përdoruesve të mediave sociale në Turqi, të cilët kritikuan Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet për politikën e saj të mosndëshkimit të nëpunësve publikë.

“Vrasësit rrahën dhe vranë Onur Şenerin sepse ai nuk e dinte këngën që kërkuan! Në fund të natës e kanë pritur të dalë nga lokali dhe i kanë zënë pritë. Nuk ka rëndësi se çfarë shkruajmë apo themi. Duhet të na vijë turp se ku ka ardhur ky vend”, tha aktori turk Mert Fırat.

Ndërkohë, nëna e këngëtarit teksa përcolli sot për në banesën e fundit të birin ka thënë për mediat se: “Ma vranë për një këngë”.

“Ata nuk janë njerëz. Ata më vranë djalin tim për një këngë. Kaq pak vlerë ka jeta njerëzore? Ndodhi për një këngë. Dua që këta njerëz të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Më morën djalin”-ka thënë mes lotëve nëna e të ndjerit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TA PËRPLAS KOKËN PAS MURIT"/ Shqiptari shan gruan për origjinën nga veriu! Policia nuk e toleron
Previous article "TË QËNURIT BABA, NUK MË KA PENGUAR..."/ Rrëfehet Dj Sardi, ja çfarë fshihet pas emrit të veçantë të djalit

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT