Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Çikago, ku rasti i përdhunimit të një vajze t mitur, 7-vjeç, u regjistrua nga platforma për mësim online e shkollës ku ajo mësonte.
Mësuesi i vajzës ishte dëshmitar i abuzimit, pasi abuzimi u transmetua në internet, në aplikacionin e shkollës për mësimin në distancë.
Ai e raportoi menjëherë lajmin në polici. Burri u arrestua, ndërsa policia nuk ka sqaruar ende lidhjen e tij me vajzën.