Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi, pasi një grua ka vrarë djalin e saj 8-vjeçar. Kjo për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Policia ka zbuluar detaje të tmerrshme se si 41-vjeçarja Natalia Hitchcock arriti deri në vrasjen e djalit të saj, Oliver.
Babai i 8-vjeçarit i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij ka qëlluar më thikë djalin dhe se ka tentuar më pas të vrasë veten. Ka qenë vëllai i 8-vjeçarit i cili ka gjetur trupin e pajetë në dyshemenë e apartamentit, ku mbi të ishte vendosur edhe një çarçaf, ndërsa nëna ishte shtrirë në shtrat dhe pranë saj mbante thikën.
Britmat e djalit të madh kanë zgjuar babain i cili më pas ka lajmëruar edhe policinë. Bashkëshorti ka treguar në polici se gruaja e tij kishte pasur probleme me depresionin dhe gjendja e saj psikologjike ishte rënduar edhe më shumë teksa shihte edhe tmerret e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Por gjithashtu gjatë hetimeve departamenti i Policisë Sheboygab Falls në Wisconsin zbuloi se një ditë para se të vriste djalin e vogël, 41-vjeçarja kishte tentuar të mbyste në vaskë edhe djalin e madh .


