Një 25-vjeçar është arrestuar sot (17 Janar) nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për përdhunim.
Burime zyrtare nga Komisariati bënë me dije se i prangosuri është I. J., banues në Sarandë, i cili ka qenë i shpallur në kërkim.
Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë vendore, për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të cilën detajet janë ende të rezervuara.


