Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.
“Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi shtetasin G. Z., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


