• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOKUESE NË ITALI/ 55-vjeçari shqiptar mbyt gruan e tij, pastaj vetëvaret: Shumë grindje, kjo është zgjidhja… (EMRAT)
Home
Breaking News

SHOKUESE NË ITALI/ 55-vjeçari shqiptar mbyt gruan e tij, pastaj vetëvaret: Shumë grindje, kjo është zgjidhja… (EMRAT)

13 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ai 55 vjeçe, ajo 54. Për disa ditë ata nuk u ishin përgjigjur thirrjeve të telefonatave nga fëmijët e tyre me pushime. Në shtëpi kufomat dhe dy letra.

Vrasje e vetëvrasje në Cazzago San Martino, ku një 55-vjeçar shqiptar, Shkëlqim Bedeli, së pari vrau gruan e tij 54-vjeçare, Shegushe Paeshti, dhe më pas u vetëvar. Ngjarja ka ndodhur ditët e fundit në fshatin Calino, në një shtëpi dykatëshe me një oborr të brendshëm. Burri, me origjinë shqiptare si gruaja e tij, la dy letra të shkruara në kompjuter: njëra drejtuar fëmijëve të tij dhe tjetra autoriteteve. Ai shpjegon se çifti kishte krijuar mosmarrëveshje të pariparueshme dhe se për të mënyra e vetme për t’i dhënë fund situatës ishte vdekja. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë me saktësi momentin në të cilin burri mbyti gruan e tij, në shkallët e shtëpisë dhe momentin në të cilin ai vrau veten. Mund të kenë kaluar disa ditë që nga krimi.

Trupat e pajetë u zbuluan nga zjarrfikësit e Brescias dhe karabinierët e Gardone Valtrompia, me efektivët e stacionit Cazzago San Martino. Në vend ndërhynë edhe ekspertët shkencorë nga Policia e Brescias. Ishin fëmijët e çiftit, aktualisht me pushim ata që lajmëruan policinë duke deklaruar se diçka nuk ishte në rregull në shtëpi. Në fakt, mami dhe babi nuk u ishin përgjigjur telefonatave të tyre për disa ditë. Për këtë arsye, fëmijët u shqetësuan dhe vendosën të kërkojnë ndihmë nga 112, e cila dërgoi policinë në vendngjarje. Askush, pavarësisht nxehtësisë, nuk i ka nuhatur trupat e kalbur, ndoshta sepse e gjitha ka ndodhur në një zonë brenda shtëpisë, e cila nuk kufizohet me apartamente të tjera.

Në pjesën përballë rrugës gjithçka ishte e mbyllur. Duket se çifti kishte probleme prej disa kohësh. Grindjet ishin në rend të ditës, siç shpjegohet nga disa fqinjë, të cilët shpesh i dëgjonin duke diskutuar në gjuhën shqipe, pa e kuptuar se çfarë po thoshin. Sidoqoftë, askush nuk dyshoi kurrë se kishte probleme serioze, as që burri mund të kishte shenja të çekuilibrit. Tre fëmijët vendosën të ktheheshin menjëherë nga pushimet, për fat të keq vetëm për të konstatuar vdekjen e prindërve të tyre. Zonja ishte e punësuar në një kompani në Erbusco. Burri i saj punonte si farkëtar. Të dy u vlerësuan shumë nga kolegët dhe fqinjët e Calino, ku ata kishin jetuar për rreth 15 vjet dhe ku ishin integruar mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOHET GODITJA E MADHE/ Interi, sulm total për Insinjen! Ja oferta e zikaltërve
Previous article BIJË E DELVINËS/ Aktorja Hajrie Rondo "rikthehet" në vendlindjen e saj në bronz

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT