Një ngjarje e rëndë u regjistrua në qytetin e Fierit ku disa vajza të moshës 16-të dhe 17-vjeçe dhunuan bashkëmoshataren e tyre.
Video e sherrit mes të rejave qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale ndërsa, blutë e Fierit në një njoftim zyrtar bën me dije sot se kanë nisur hetimet për 4 vajza. Ndërkohë në kërkim është shpallur një vajzë 16-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa shtetase të mitura duke dhunuar një bashkëmoshatare, bëjmë me dije se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.


