Mitropoliti i Kishës serbe në Malin e Zi vdiq dy ditë më parë nga koronavirusi, por në ceremoninë mortore është vënë re një rit shokues.
Besimtarë të shumtë i janë afruar trupit të pajetë që ndodhej në arkivol dhe i kanë puthur duart.
Ndërsa një gazetar malazez që ka postuar videon ironizon duke e quajtur “rit barbar”.
“Nëse e kam kuptuar mirë gdhendja e kungullit (per Halloëeen) është sotonizëm dhe besëtytni ndërsa puthja masive e kufomës së infektuar me Covid-19 konsiderohet çështje e respektit, edukatës sē mirë dhe e mirësjelljes”, shprehet ai.
Kujtojmë se motropoliti Amfilohije mbahej mend për antishqiptarizmin e tij dhe mbështetjen e krimeve serbe ndaj popullatës në Bosnje dhe Kosovë.


