Një ngjarje e rëndë ndodhi më mëngjesin e kësaj të diele në kryeqytet.
Një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) e për pasojë ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ndodhi në orën 04:00. 67-vjeçari nga Tropoja ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Shefqet Ndroqi dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID.


