11 persona janë akuzuar nga policia për përdhunimin dhe vrasjen e një stjuardese 23-vjeçare.
Christine Angelica Dacera u gjet e vdekur në një vaskë hoteli në Filipine natën e Vitit të Ri.
Stjuardesa Christine Angelica Dacera u gjet e vdekur në një vaskë hoteli në Filipine natën e Vitit të Ri.
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, 11 persona akuzohen nga policia për përdhunimin dhe vrasjen e saj.
Stjuardesa 23-vjeçare ishte duke festuar Vitin e Ri me miqtë e saj. Personat e arrestuar janë 3 miq të saj, ndërsa të tjerët ishin të panjohur për të.
Mediat e huaja shkruajnë se ata akuzohen për përdhunim dhe vrasje, pasi ekspertiza ligjore ka zbuluar se ajo ishte përdhunuar dhe më pas ishte vrarë.
Në trupin e saj janë gjetur shenja mavijosje dhe gërvishtje.





