• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
SHOKU I EKIPIT KOMBËTAR/ Mesfushori Arthur: Po lutem që Neymar të kthehet te Barcelona, sepse është…
Home
Futboll
La Liga

SHOKU I EKIPIT KOMBËTAR/ Mesfushori Arthur: Po lutem që Neymar të kthehet te Barcelona, sepse është…

26 December, 2018 Delo.autor Futboll, La Liga, Sport

Mesfushori i Barcelonës, Arthur, ka thënë se po lutet që Neymar të kthehet në “Camp Nou”. Ylli brazilian bëri një transferim prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te PSG, në verën e vitit 2017, dhe e ndihmoi ekipin e tij të fitojë në mënyrë të trefishtë në Francë, në sezonin e parë në këtë klub.

Megjithatë, ka pasur thashetheme të vazhdueshme se 26-vjeçari është i pakënaqur në Ligue 1 dhe mund të jetë në rrugën e largimit. Real Madridi thuhet se po ndjek situatën e Neymar, por edhe një kthim i bujshëm te Barça është i diskutueshëm.

Dhe shoku i ekipit kombëtar të Neymar, i cili vetë bëri një transferim prej 40 milionë eurosh nga Gremio në “Camp Nou”, në verë, shpreson që një ditë ta shohë atë të kthehet te Barcelona. “Personalisht jam duke u lutur që ai të vijë, sepse është një superstar, ka potencial të padiskutueshëm, – tha Arthur për “Mundo Deportivo”. – Unë mendoj se sa më shumë lojtarë të mëdhenj të ketë ekipi, aq më mirë“.

22-vjeçari, gjithashtu, ka zbuluar se, më shumë se thjesht duke u lutur, po bën punë prapa skenave për ta bindur Neymar që të kthehet në Katalonjë: “Personalisht, po bëj shumë punë për ta kthyer atë, por në fund të fundit ka jetën e tij. Ai e di atë që po bën dhe nuk e di se sa të thella janë negociatat, nëse ka mundësi për të ardhur apo jo.

Por, ai është një mik personal dhe një profesionist, që e admiroj shumë. Do të isha shumë i lumtur nëse mund të kthehet këtu“. Neymar ka qenë në formë të jashtëzakonshme me PSG në sezonin 2018-2019, duke shënuar 16 gola në 18 ndeshje, deri më tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTA E KRISHTLINDJEVE/ Rita Ora bën namin me valle shqiptare (VIDEO)
Previous article PROTESTA/ Rama mbledh Qeverinë, del me njoftim: Sot vendoset për studentët

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT