Flet babai i Florenc Beqiraj pas ardhjes së trupit pa jetë të birit në familje. Janë shokuese deklaratat e Gëzim Beqirajt, babait të Florencit. Ai thekson se i biri kishte shenja dhune në trup.
“Nuk di pse ia hoqën tubat. Nuk kam firmosur kurrë që t’i hiqen tubat e oksigjenit djalit. Nuk mund ta mbysja me duart e mija djalin tim. Dua drejtësi. Djali im kishte shenja dhune në trup. Falenderoj Presidentin Meta dhe të gjithë ata që më ndihmuan”, thekson babai i Florencit.
Përgatiti: AlpeNews.al



