Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbremjen e djeshme në Kosovë, ku 22 vjeçari është vrarë nga shoku i tij.
Rastet kur shokët kanë “prerë në besë” njëri tjetrin nuk janë të pakta. Vetëm para pak muajsh në Fier, Albert Zekaj masakroi me çekiç mikun e tij që edhe rrinin në një shtëpi për arsye ende të paditura.
Po kështu kujtojmë edhe tregtarin e perdeve nga Peqini, që dyshohet se është vrarë nga miku i tij edhe pse ai nuk tregon.
Çfarë ndodhi mbrëmë:
Dy shokët
Ngjarja: Si çdo natë tjetër, Fatlindi, 22-vjecar, djali i vetëm i Gani Arifit, pas punës dilte me shokët për të qëndruar disa orë në vendin e quajtur ‘Te Lapidari’, në fshatin e tij të lindjes, në Bresalc të Gjilanit. Por ndryshe nga netët e tjera, mbrëmë Fatlindi, nuk arriti që të kthehet i gjallë në shtëpi.
Ai u vra nga shoku i tij, Liridon Uruqi me një plumb në gjoks. 22-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Gjilanit. Rrethanat janë ende të paqarta ndërkohë që familjarët e autorit të dyshuar shprehen se ata ishin si dy vëllezër dhe se djali i tyre është i penduar.
Shoku e masakroi me çekiç
Albert Zekaj masakroi shokun e tij Kreshnik Beqirajn, trupi i të cilit u gjet nga policia disa muaj më parë.
Sakaq, është zbardhur dhe dëshmia e vëllait të Kreshnik Beqirajt, Donjet Beqiraj i cili pretendon se vëllai i tij është gjallë.
Sipas tij nuk ka fakte mjaftueshëm dhe se kanë ende shpresa për vëllain e tij.
“Deri tani prokuroria e Fierit për të dhënat që janë deklaruar, nuk kemi marrë përgjigje zyrtare që vëllai im ka vdekur. Unë kërkoj që të zbardhet ngjarja, të jepet drejtësi. Duhet të na japë përgjigje shteti. Si dhe fakte konkrete që vëllai im Kreshnik Beqiraj ka vdekur. Nëse është ai, duhet të na thuhet zyrtarisht, që ta përcjellim për në banesën e fundit. Ne si familje kemi shpresa”, tha vëllai i Kreshnik Beqirajt.
Ndërsa bëhet me dije se ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë përfundimet se trupi i gjetur është i seksit mashkull dhe i moshës së Kreshnikut, ndërkohë që koka e tij nuk u gjet në vendin e ngjarjes. Por pritet ende përgjigje nga autoritetet gjermane për kryerjen e krahasimit të ADN. Ne përderisa nuk kemi fakte zyrtare që ai ka vdekur, mendojmë se është gjallë.
Babai i dy fëmijëve u vra me kallashnikov nga shoku i tij
Mariglen Mema
Ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën dhe jo vetëm, ndodhi në fshatin Gjormë. Babai i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, u vra me breshëri plumbash nga Artjon Shenaj, 33 vjeç, ku ky i fundit u vetëvra në banesën e xhaxhait të tij. Viktima dhe autori ishin me precedentë penale, njëri për lëndë narkotike dhe tjetri për vjedhje.
Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe kishte qenë në burg në këtë shtet për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij.
Konfliktet mes tyre kanë qenë të vjetra dhe se mendohet që ka të bëjë me pazaret e drogës, ndërkohë që të dy palët kanë qenë dhe fqinj e shokë me njëri-tjetrin.
Zhdukja e tregtarit të perdeve:
Miqësia e prishur mes dy shokëve fëmijërie nga Peqini përfundoi tragjikisht rreth 3 muaj më parë, teksa sëbashku kishin vajtur të tregtonin perde në veri të vendit. Përgjigjia e analizave të ADN-së ka konfirmuar se gjaku i gjetur në makinën që udhëtonin sëbashku i përket Fation Fejzillarit, 30-vjeçarit të zhdukur që prej 29 Prillit 2018.
“Gjetën gjak në makinën e Fationit, tek dera e prapme dhe tek kukulla e xhamit tek pasqyra, gjaku është i Fationit”, thotë nëna e tij.
I dyshuari kryesor, tashmë i arrestuar, është shoku i tij i ngushtë Aleksandër Fadili, i cili e mohon autorësinë e krimit. Ai nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë për gjetjen e trupit, pavarësisht se provat për implikimin e tij në vrasje janë të shumta. Ndërsa familjarët e viktimës ende shpresojnë dhe apelojnë për ndihmë.
Aleksandër Fadili me prindërit e “shokut” të humbur
“Të paktën ta di dhe unë ku është, t’i bëj një varr një gjë, ka 2 muaj e 18 ditë që djali më është zhdukur, nuk e di se ku ma kanë hedhur djalin”, shprehet babai i tij.
“Ai nuk ka qenë fare në Laç, na ka gënjyer për 13 ditë, duke kërkuar kot në Laç”, thotë nëna e Fation Fejzillarit.
Vritet aksidentalisht me armë gjahu nga shoku i tij:
Gazment Sllami
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 19 vjeçar ka mbetur i vdekur pasi u vra aksidentalisht nga shoku i tij.
Hazizi ka vrarë aksidentalisht shokun e tij me armë gjahu, teksa të dy kishin dalë për gjueti pasditen e djeshme. 21-vjeçari është larguar në kushte paniku nga vendi i ngjarjes kur ka parë shokun e tij të gjakosur.
Përgatiti: AlpeNews.al








