Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Pukën teksa një 25 vjeçar ka vrarë me plumb në bark shokun e tij të ngushtë. Ndonëse më dëshminë e tij autori shrpehet se ka qënë aksidentale, ky nuk do ishte rasti I parë kur shokët e ngushtë kanë “ngrënë kokat” e njëri tjetrit.
Kujtojmë këtu rastin e dy viteve më parë ku Albert Zekaj vrau shokun e ngushtë me çekiç pasi jetonte me të e më vonë I copëtoi edhe trupin.
AlpeNews.al ju sjell disa prej rasteve:
Çfarë ndodhi në Pukë:
Mbrëmjen e së premtes një 30-vjeçar humbi jetën pas u qëllua me armë zjarri, në fshatin Kaftall në Pukë.
Ditën e sotme është dorëzuar edhe autori i ngjarjes, Enderis Doda, 25 vjeç nga Tirana, i cili ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale.
Ai ka treguar se me viktimën kanë qenë miq të ngushtë, dhe në momentin e ngjarjes kanë qenë duke luajtur me armën, e për fat të keq është shkrepur aksidentalisht.
Jetonin bashkë, vret shokun e ngushtë me çekiç dhe e hedh në kanal
Albert Zekaj, 32-vjeçari në qershor 2017 vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, duke e goditur me çekiç në kokë.
Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Trupi i pajetë i Beqirajt u zbulua në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës.
I ngacmoi gruan, vret shokun me 30 plumba
Vdes në vend 30-vjeçari Roland Kaçorri, plagoset rëndë e shoqja.
I ngacmonte gruan, i qëllon para shtëpisë me 30 plumba. Një 30-vjeçar nga fshati Lufaj i komunës Selitë të Mirditës është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa e shoqja ka mbetur e plagosur rëndë.
Autori ka thënë që shoku i tij, Kaçorri, i kishte ngacmuar të shoqen, duke mos e duruar dot këtë fakt. Nisur nga momenti i ngjarjes, grupi hetimor thotë se autori nuk ka pasur qëllim të vrasë gruan 24-vjeçare të viktimës.
27-vjeçari i dehur vret shokun e ngushtë
Kolë Fermosi, 28 vjeç, nga Toplana, ka humbur jetën pas një sherri me shokun e tij të dehur. Kristian Shkambi, i dehur, e ka goditur disa herë me thikë jashtë lokalit në të cilin po pinin bashkë me shokë të tjerë.
Më pas pendohet në polici: S’e dua më jetën nëse ka vdekur Kola!
Vrau shokun e ngushtë dhe e mbuloi në kanalin me bar
Një 47-vjeçar nga Fieri është kapur teksa kalonte ilegalisht kufirin gre, ndërsa sipas rezultatit në sistemin TIMS, rezultoi se ai kishte vrarë shokun e ngushtë 27 vite më parë.
Ngjarja në fakt ka ndodhur në Greqi në vitin 1991, kur dy shqiptarët kishin shkuar atje për të punuar, ndërsa krimi është zbuluar nga vëllai i viktimës.
16 vjeçari vret me thikë në zemër shokun e ngushtë
Një 16-vjeçar është vrarë me thikë në zemër pas një sherri me shokun e tij të ngushtë. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën Dionis Vrenozi ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit.
Dionis Vrenozi, Florian Gega si dhe një adoleshent tjetër, emri i të cilit nuk bëhet me dije (nxënës në një nga gjimnazet e Fierit) kanë qenë shokë të ngushtë.
Ata kanë qenë të tre së bashku në rrugë, kur ka nisur debati mes Dionisit dhe Florianit. Mësohet se gjimnazisti tjetër nuk është përfshirë në sherr. Në grindje e sipër, Floriani ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër shokun e tij të ngushtë.
Vrau shokun e ngushtë për makinën
Marjo Ribaj akuzohet se vrau bashkëmoshatarin e tij 23-vjeçar Fabion Veizaj në Vranisht të Vlorës pas një konflikti për shkak të një automjeti që autori i kishte shitur më herët viktimës, i cili nuk i kishte dhënë paratë për të cilat qenë dakordësuar.
Përgatiti: AlpeNews.al