• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOFERËT E RINJ SHKAKTUAN 14% TË AKSIDENTEVE/ Nesër Konferenca për ndryshimet e Kodit Rrugor, do forcohen masat
Home
Aktualitet
Kronikë

SHOFERËT E RINJ SHKAKTUAN 14% TË AKSIDENTEVE/ Nesër Konferenca për ndryshimet e Kodit Rrugor, do forcohen masat

26 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

14% të regjistrimit të aksidenteve rrugore vijnë nga shoferët me nën 3 vite vjetërsi në drejtimin e mjetit. Nisur nga ky bilanc Ministria e Brendshme dhe Policia Rrugore pritet të propozojë ndryshime në kodin rrugor për ndëshkimin me 50 % më shumë për disa nga shkeljet e qarkullimit rrugor, si parakalimet e gabuara, për përdorimin e alkoolit, mosdhënien e përparësisë, e disa shkelje të tjera.

Krahas këtij bilanci ReportTV ka mësuar se vetëm në vitin që lamë pas Policia Rrugore ka ndëshkuar 238 shoferë në gjithë vendin të kategorisë nën 3 vite vjetërsi si drejtues mjetesh ndërkohë që në vitin 2020 deri më tani janë gjobitur 24. Masa këto që kryesisht janë marrë për tejkalim të normave të shpejtësisë. Lidhur me këtë propozim që ka si qëllim shtrëngimin e masave për drejtuesit e rinj të automjeteve Policia e Shtetit publikoi një sondazh vetëm pak ditë më parë ku kërkohej mendimi i qytetarëve nëse janë ose jo dakord me këtë ndryshim, ku 63% e tyre kanë votuar pro këtij propozimi.

Konferenca për ndryshimet në Kodin Rrugor pritet të zhvillohet ditën e nesërme ku krahas këtij propozimi që prek drejtuesit e rinj të automjeteve, shtrëngim të masave ndëshkuese pritet të ketë edhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe për sjelljen e këmbësorëve të evidentuar si faktor kryesor për regjistrimin e shumë aksidenteve rrugore.  Këto ndryshime të propozuara për ashpërsim të masave vijnë në kuadër të nismës së Ministrisë Brendshmë e cila e ka cilësuar vitin 2020 si “vitin e sigurisë rrugore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUDHËR ME LIMON/ Kura që pastron enët e gjakut në 40 ditë
Previous article "MËSOVA SHUMË PREJ TIJ"/ Mesfushori Kroos: Guardiola donte të më mbante, kisha akord me…

k.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT