Mëngjesin e së premtes, rreth orës 7:40, një 40 vjeçar u gjet nga gruaja e tij i shtrirë në tokë në garazhin e shtëpisë së tyre. Njeriu ishte i pavetëdijshëm. Gruaja, edhe pse shumë e frikësuar, menjëherë kërkoi ndihmë. Mjekët erdhën në vendin e ngjarjes.
Pas trajtimit të tij në vendin e ngjarjes nga mjekët, 40 vjeçari u transferua në spitalin Santa Croce në Fano. Sipas raportimeve, shqiptari u shërua dhe ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

