Një aksident ka ndodhur në kryeqytet. Një 19 vjeçare ka aksidentuar një këmbësor 69 vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 22.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen U. T., vjeçe 19 banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke drejtuar motorin ka aksidentuar këmbësorin A. D., vjeç 69, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.