Takimi mes presidentit Joe Biden dhe Vladimir Putin u prit me interes të madh nga mediat botërore dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është një armë e veçantë që mbanin amerikanët për të mbrojtur Joe Biden.
Bëhet fjalë për një armë anti-dron që mund të neutralizojë gjithçka, nga tentativat për vrasje tek objektet që mund të vijnë nga ajri.
New York Times dhe fotoreporteri, Doug Mills kanë arritur të sigurojnë fotot e rojeve që ishin përgatitur për një ”pushtim”, ndërsa policia belge mbante dy lloje sistemesh anti-dron.
Kjo armë të kujton pajisjen “Iron Dome” që përdor Izraeli, me të cilën shpërthente në ajër predhat që hidhte Hamasi.


