• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHKURTIMI I BUXHETI PËR ORGANET E VETINGUT/ Ahmetaj: “Nuk mund të lë lekët të flenë”
Home
Ekonomi

SHKURTIMI I BUXHETI PËR ORGANET E VETINGUT/ Ahmetaj: “Nuk mund të lë lekët të flenë”

7 September, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Performanca e ulët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë detyroi qeverinë që t’i ulë buxhetin këtyre institucioneve me 33 milionë lekë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shpjegoi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë arsyet e uljes së buxhetit për komisionet e vetingut, i cili, sipas tij, nuk ndikon aspak në pagat dhe shpërblimet për orët shtesë të punonjësve të administratës. Shqetësimin për zvogëlimin e buxhetit për institucionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve e shprehu kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili kujtoi se në volumin e punës së prodhuar viteve të fundit janë dashur edhe shpërblime për punonjësit.

“Buxheti i institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë. Në këto institucione është krijuar një volum pune i jashtëzakonshëm për përballuar një volum të kontrollit për 57 gjyqtarë dhe prokurorë që ishin në proces rivlerësimi. Ky proces po përfundon. Punonjësit në ato institucione kanë punuar me orare të zgjatura dhe sipas ligjeve në fuqi duhen paguar. Ndërkohë, vjen një masë që është bërë efektive me ulje prej 33 milionë lekësh”, deklaroi Braçe.

Por ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kujtoi se këto institucione në vetëm 6 muaj shpenzuan vetëm 20% të buxhetit të tyre.

“Në aspektin e performancës, sa i takon vetingut, po ju sjell shifrat, se fillon dhe bëhet mit pastaj sapo del nga goja jonë. Në 6 muaj të vitit 2018, e para komisionet dhe zyrat janë të mirëfinancuar. Në 6-mujor kanë harxhuar vetëm 20% të planit, në 7-mujor 27% të planit të buxhetit. Brenda zërit të rrogave kanë harxhuar vetëm 34% të pagave. Si mendoni ju që unë do të lejoj që balanca të shkoj në një anë, nëse një institucion nuk ka performancë? Më thoni nëse një nga këta ngelet pa pagë dhe bonus? Asnjë prej tyre. Faktet janë këto. Ato janë institucione të mirëfinancuara dhe janë të detyruara t’i nënshtrohen performancës buxhetore. Kanë punët e tyre të nderuara, të mbështetura pafund. Vetingu është gjëja më e rëndësishme në atë sektor dhe jo vetëm. Financimi i tyre është i plotë, por performancës nuk mund t’i shpëtojë dot askush. 20% në gjashtë muaj. Unë nuk mund të lë lekët të flenë ndërkohë që ka projekte të tjera”, tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndeshje historike për Kosovën/ UJKANI duket i kënaqur me një pikë: E kemi merituar
Previous article NEYMARI I RI/ MILANI sfidon REALIN për talentin më të madh BRAZILIAN

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT