• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKUP/ Samiti i vendeve të procesit “Bërdo-Brioni”
Home
Rajon

SHKUP/ Samiti i vendeve të procesit “Bërdo-Brioni”

28 April, 2018 Sadik.Autor Rajon

Shkup – Samiti i vendeve të procesit “Bërdo-Brioni”Liderët e shteteve pjesëmarrëse në të ashtuquajturin procesi “Bërdo-Brioni” zhvilluan takimin vjetor në Shkup. Integrimi europian i rajonit përmes forcimit të bashkëpunimit fqinjësor e rajonal ishte në fokus të takimit.

Treffen der Brdo-Brijuni-Länder in Skopje (Reuters/O. Teofilovski)Procesi Bërdo-Brioni – Takimi vjetor në Shkup

Në takimin e procesit “Bërdo-Brioni” kanë marë pjesë presidentja kroate, Kolinda Grabar- Kitaroviq, Borut Pahor president i Sllovenisë, Aleksandar Vuçiq i Serbisë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Filip Vujanoviq, president i Malit të Zi, presidenti Hashim Thaçi si edhe kryesuesi i presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq. Mikpritësit e takimit ishin kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk. Në takim mori pjesë edhe presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov.

Nevoja e sinergjisë më të madhe në iniciativat dhe mekanizmat rajonale dhe në aspekt të ndërtimit të një rajoni inkluziv, janë disa nga konkluzionet që dolën nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit Bërdo Brioni. Poashtu, është konkluduar se procesi i integrimit në BE mbetet katalizator strategjik për përforcimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Treffen der Brdo-Brijuni-Länder in Skopje (Reuters/O. Teofilovski)

Liderët kanë shprehur gatishmërinë që të vazhdojnë angazhimin e tyre në mbështetjen e ndërsjellë në procesin e integrimeve evropiane dhe euro atlantike. Ata gjithashtu kanë inkurajuar zgjidhjen e çështjeve dhe kontesteve të hapura në frymën e fqinjësisë së mirë dhe në pajtueshmëri me te drejtën ndërkombëtare. Vendet e rajonit duhet të mbyllin çështjet e hapura bilaterale dhe të hapërojnë drejt BE-së, për të bërë Evropën të plotë, ishte mesazhi kryesor i liderëve të rajonit pas takimit në Shkup.

Tusk: Duhet guxim për tejkalimin e konflikteve

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk inkurajoi Maqedoninë që të marrë guximin për të tejkaluar kontestin që ka me fqnjin jugor, Greqinë. “Në Ballkanin Perëndimor vij me porosinë e qartë të të gjithë vendeve anëtare të BE-së, se po përpiqemi fort për perspektivën evropiane të rajonit. Mund të mbështeteni tek ne, dhe këto nuk janë vetëm fjalë të kota por fakt. Nuk bëhet fjalë për tregti, investime dhe para por, mbi të gjitha bëhet fjalë se çfarë shoqërie duam të jemi” ka thënë Donald Tusk presidenti i Këshillit Evropian.

Treffen der Brdo-Brijuni-Länder in Skopje (Reuters/O. Teofilovski)

Ivanov: Duam proces paralel të negociatave dhe zgjidhjen e kotestit

Presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov kërkoi kreativitet më të madh nga BE, që të mundësoj zhvillim paralel të negociatave për tejkalimin e kontestit dhe negociata për integrim. “Si president e ftoj BE-në që të mundësojë lëvizje paralele të negociatave për anëtarësim dhe tejkalimin e dallimit dypalësh mes Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas natyrës së vet zgjerimi është çështje politike dhe jo çështje teknike. Çështja politike nuk mund të zgjidhet vetëm me qasje teknike por kërkon guxim, vendosmëri dhe kreativitet nga BE-”, është shprehur Gjorge Ivanov president i Maqedonisë.

Meta: Rajoni ka një ambicie të përbashkët – integrimin europian

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka thënë se bashkëpunimi rajonal është përmirësuar në mëmyrë drastike dhe se ka rezultate në shumë fusha. Kemi përdorur çdo rast për t’u angazhuar në dialog të drejtpërdrejtë, megjithëse jo gjithmonë kemi rënë dakord, ka thënë Meta. “Kemi bërë të mundur që përmes ambicies së përbashkët për integrimin evropian të krijojmë një klimë më të mirë të besimit reciprok dhe mirëkuptimit, kyç kjo për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë”, është shprehur Ilir Meta.
Thaçi: Përmes dialogut zgjidhen mosmarrëveshjet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ky Samit dërgon mesazh tek të gjithë se rajoni ynë ka ndryshuar dhe se është shembull i zhvillimeve pozitive, duke përmendur organizimin e shumë takimeve rajonale në këta muajt e fundit. “Të gjitha këto takime kanë bërë të qartë për të gjithë që sot, vendet e Ballkanit, komunikojnë, bisedojnë, dialogojnë, me njëra-tjetrën si mjet për të zgjedhur çështjet e hapura që kemi. Por edhe si mjet për të artikuluar qartë aspiratat tona për të ardhmen tonë”, ka deklaruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Treffen der Brdo-Brijuni-Länder in Skopje (Reuters/O. Teofilovski)

Grabar-Kitaroviç: Çështjet e hapura duhen mbyllur para hyrjes në BE

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka thënë se çështjet bilaterale midis vendeve të Evropës Juglindore duhet të zgjidhen para hyrjes në BE. “Ngadalësimi i zgjerimit krijoi një vakum, ai filloi me paraqitjen e palëve të treta që deshën t’i mbajnë vendet e këtyre anëve jashtë anëtarësimit në BE dhe NATO.Tani shohim ndryshime pozitive dhe përsëri e shohim Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian të fokusuar në zhvillimin e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore dhe të vetëdijësuar se zgjerimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i BE-së sigurisht përfshin edhe anëtarësimin e të gjitha vendeve tona fqinje”, ka deklaroi Grabar-Kitaroviç.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka apeluar tek liderët e Ballkanit Perçndimor të evitojnë pengesat në rrugën e integrimit. “Vlerësoj se nuk do të vijmë deri në atë pikë që dikush do të marrë vendim të bëj obstruksione në avancimin tonë me arsye të pabaza. Maqedonia dhe Greqia do të gjejnë mënyrat e zgjidhjes për kontestin rreth emrit dhe kjo duhet të ndodh shumë shpejtë”, ka deklaruar Bojko Borisov kryeministër i Bullgarisë. Për vitin e ardhshëm u ra dakord që Shqipëria ta udhëheq këtë samit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vinales del kundër Yamaha: Motori nuk më përshtatet
Previous article Pellegrini: Liverpooli nuk do ta ketë të lehtë në "Olimpico"

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT