• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKULJA E MANDARINAVE/ Kryebashkiaku: Fermeri nuk respektoi kontratën, i ofruam…(VIDEO)
Home
Breaking News

SHKULJA E MANDARINAVE/ Kryebashkiaku: Fermeri nuk respektoi kontratën, i ofruam…(VIDEO)

17 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkulja e 250 rrënjë mandarina në fshatin Xarrë të Bashkisë së Konispolit në mënyrë demonstrative nga policia si të ishin fidanë kanabisi, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe ato mediatike. Kryebashkiaku Shuaip Beqiri sqaron atë çfarë ka ndodhur dy ditë më parë teksa fermerët Koço dhe Margarita Jani akuzuan Policinë dhe Bashkinë për veprime arbitrare duke shkulur nga toka mandarinat e mbjella njësoj si të ishin bimë narkotike.

Beqiri tha se kontrata e fermerit me Bashkinë e Konispolit, i cili kishte marrë me qira parcelën, nuk ishte për qëllime bujqësore, por për shfrytëzimin e tokës për kullota. Sipas tij, shkelja e kontratës nga fermeri solli edhe ndërhyrjen e autoriteteve.

Toka ishte dhënë me qira për kullota dhe të shfrytëzohej për kositjen e barit. Sipas ligjit, nuk lejohet të bëhet nga kullotë në tokë bujqësore. Nga ana e Bashkisë janë kryer të gjitha procedurat. Është thirrur personi në Bashki, është konsultuar dhe i është bërë e ditur se duhet të respektojë pikat e kontratës me bashkinë. Nuk bëjmë qoka me tokat pronë të bashkisë, apo pronë shtet, por zbatojmë ligjin. Nuk mund ta tjetërsojë kush pronën e Bashkisë pa kaluar të gjitha instancat shtetërore. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit është bërë për llogarinë tonë, me kërkesë të policisë bashkiake.

Shuaip Beqiri, kryetar i Bashkisë Konispol

Beqiri thekson gjithashtu se fermerit iu la tre ditë kohë për zhvendosjen e rrënjëve në tokën e vet nga prona shtetërore. Pasi ato u shkulën nga policia, thotë ai, fermeri i mbolli në tokën e tij private.

I ofruam tre ditë kohë që të bënte zhvendosjen e pemëve në tokën e vet. Nuk e pranuan këtë marrëveshje me Bashkinë. Pasi u krye veprimi dolën me teorinë që nuk na u ofrua asgjë. Anarshi nuk mund të lejohet, jo kushdo mund të zërë tokën e Bashkisë dhe të bëjë  çfarë të dojë. Zotëria i ka mbjellë ato pemë në tokën e vet. Këtë mund ta verifikoni. I ka mbjellë, ato pemë të shkulura, që ditën e nesërme në tokën e vet.

Shuaip Beqiri, kryetar i Bashkisë Konispol

Nga ana tjetër, fermerët Koço dhe Margarita Jani pranojnë që kanë bërë shkelje, por jo të kenë kryer krim. Ata kanë mbjellë 250 rrënje mandarina me të ardhurat e tyre modeste në një tokë djerrë e të marrë me qera po nga Bashkia e Konispolit dhe pa kërkuar ndihmë nga shteti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Dita e parë e shkollës, nostalgjia dhe sfidat e reja!
Previous article MË I MIRI NË HISTORI/ Si sot 18 vite më parë nisi rrugëtimi i MESSIT tek BARÇA (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT