• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHKUAM PËR TË GRABITUR JO PËR TË VRARË”/ Çfarë ndodhi sot me shënjestrën e atentatit në Vlorë
Home
Breaking News

“SHKUAM PËR TË GRABITUR JO PËR TË VRARË”/ Çfarë ndodhi sot me shënjestrën e atentatit në Vlorë

31 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eno Mata, 32- vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në fshatin Poro në fillim të kësaj jave, nuk do të ekstradohet për në Greqi.

Shteti fqinj e ka shpallur të riun në kërkim ndërkombëtar, duke e akuzuar për vrasjen e një avokati. Ndaj Matës u qëllua me breshëri automatiku, ndërsa ishte duke u kthyer për në banesë me një motor që drejtohej nga Sotiraq Mëhilli. Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 22-vjeçarit Mëhilli, ndërsa 32- vjeçari mori tre plumba, por pa rrezik për jetën.

Mata deklaroi në Polici se atentati ishte porositur nga Greqia për shkak se e akuzojnë për vrasjen e avokatit Mihalis Zafiropulos, gjatë një tentative për grabitjen e një argjendarie në Athinë në vitin 2017. Por sipas 32-vjeçarit, nuk është ai autori i vrasjes. “Nuk e kam vrarë unë avokatin. Shkuam për të grabitur, jo për të vrarë. Më kanë ngatërruar me ekzekutorin”, tha Mata.

Ndërkohë që autoritetet greke lajmëruan ditën që ndodhi atentati se 32-vjeçari është arrestuar për llogari të drejtësisë së saj, tashmë mësohet se nuk do të ketë ekstradim të Matës. Kjo, jo vetëm për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes dy vendeve, por edhe për faktin se Shqipëria ka nisur të ndjekë praktikën e dënimit të shtetasve të saj për krime që kanë kryer jashtë vendit.

Në këtë mënyrë, për dënimin e tij autoritetet greke do të duhet të sjellin dosjen në Shqipëri për gjykim. Lajmi për mosekstradimin e tij bëhet i ditur nga Ministria e Drejtësisë në Greqi, ku thuhet se Mata nuk do të ekstradohet në Greqi me akuzën e vrasjes se avokatit Zafiropulos. Sipas zyrtarëve të lartë të Greqisë,

Mata s’do të ekstradohet për t’u gjykuar, pasi “është një praktikë e rregullt e autoriteteve shqiptare që të mos i lëshojnë bashkatdhetarët e tyre jashtë vendit”. Ndërkohë, sa i takon atentatit në fshatin Poro, ende nuk ka asnjë autor të dyshuar apo të arrestuar. Dyshohet se i riu është mbajtur në vëzhgim dhe autorët kanë ndërhyrë në momentin që ai po kthehej për në banesë.

Makina e përdorur nga autorët, një “Mercedez Benz”, u gjet e djegur, ndërkohë që brenda saj ndodheshin dhe dy armë kallashnikovë. Nga hetimet paraprake rezulton se automjeti ishte vjedhur pak kohë më parë në qytetin e Gjirokastrës. /Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAJRAM PEÇI/ Duhet të rritesh dhe të kthjellohesh për çfarë flet e çfarë bën, Lulzim!
Previous article LOREDANA E MËRZITUR PËR BABAIN/ Mozzik i bën atë që nuk pritej reperes (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT