Një automjet është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Pronarja e automjetit është Donjeta Xhelilit.
Automjeti tip “Citroen” me targa AA65ORV ishte i parkuar përpara një banese në vendin e quajtur “Depot e djathit” në lagjen Meçite, kur ka marrë flakë.
Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që grupi hetimor po hulumton për të zbuluar autorin e mundshëm të zjarrvënies.


