Zjarri i përmasave të madha vijon që të jetë aktiv në fabrikën e riciklimit të mbetjeve, edhe pse zjarrfikës të shumtë kanë shkuar në vendngjarje.
Por drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë Shkëlqim Goxhaj nga vendi i ngjarjes deklaroi se kompania e riciklimit në Kashar është përfshirë nga flakët edhe vjet, ndërsa pak javë më parë është penalizuar për mos marrjen e masave në rast zjarri. Ai tha se sistemi i alarmit të zjarrit nuk ka funksionuar.
“Nuk bëjmë dot gjë tani, vetëm të izolojmë zjarrin. Në momentin që sigurojmë që zjarri nuk kalon në magazinën tjetër, do të shuajmë shumë shpejt këtë. Biznesi nuk ka reaguar sistemi i zjarrit. Është hera e dytë që digjet, është penalizuar për masat që nuk ka marrë masat për zjarrin, pavarësisht se ishte djegur më parë. Kompania nuk kishte marrë masat për reagimin. Kryesore është që të mos dëmtohen qytetarët, më vonë do të flasim për gjërat e tjera”, tregoi shefi i zjarrëfikësve në Tiranë.
Detajet e reja nga zjarri në Kashar, fabrika është djegur dhe dy herë të tjera, zjarrfikësja ka…
Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me zjarrin që ka rënë në një fabrikë të riciklimit të mbetjeve.
Mësohet se zjarri ka përmasa të mëdha dhe afër është një karburant, por që nuk rrezikohet nga flakët.
Për shuarjen e flakëve kanë shkuar të gjithë forcat zjarrfikëseve të Tiranës, por dhe dy zjarrfikëse të Vorës.
Sipas News 24, mësohet se kjo fabrikë është djegur edhe dy herë të tjera dhe zjarrfikëset i kanë vënë gjobë për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit.
Zjarri në fabrikën e riciklimit të mbetjeve, policia jep detajet e para
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës.
Njoftimi i policisë
Me datë 22.04.2018, rreth orës 10:00, në Kashar, në një magazinë ka rënë zjarr.
Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.


