Një automjet është shkrumbuar krejtësisht gjatë natës, kurse tre makina të tjera janë djegur pjesërisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës, në afërsi të fshatit Starovë, teksa automjetet kanë qenë të parkuara brenda një karburanti.
Automjeti i shkrumbuar i përket shtetases V.S., ndërkohë që autoritetet po kryejnë inspektimet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen.


