Prej dy ditësh vijon ende të jetë aktiv zjarri në pyjet e fshatit Sul të Devollit.
Zjarri vazhdon të përhapet frikshëm si pasojë e temperaturave, por edhe erës.
Prefekti Dhori Spirollari bën me dije se ende nuk ka të dhëna të sakta mbi sipërfaqen e djegur, teksa nga informacionet e para bëhet fjalë për dhjetëra hektarë të djegura me pisha, ahishte apo shkurre.
Kryetari i Bashkisë Devoll Eduard Duro thotë se sipërfaqja i ka kaluar tashmë mbi 10 hektarë dhe se po mundohen të fikin zjarrin duke përdorur veç disa punëtore me lopata.
Situata është e vështirë pasi në zonë nuk ngjiten mjetet dhe punohet vetëm me mjete rrethanore.
Ndërkohë, deri tani në terren mungojnë helikopterët e posaçëm të cilët mund të vendosnin flakët brenda kontrollit. (TemA)