• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKRUAN PËR KOSOVËN/ “Reuters”: Të dielën shkon në zgjedhje, ja çfarë pritet të ndodhë
Home
Rajon

SHKRUAN PËR KOSOVËN/ “Reuters”: Të dielën shkon në zgjedhje, ja çfarë pritet të ndodhë

1 October, 2019 F.autor Rajon

Votuesit në Kosovë do të zgjedhin një parlament të ri të dielën, në zgjedhje të parakohshme, të cilat mbahen në një atmosferë të tensionuar, të mbizotëruar nga korrupsioni i shfrenuar, papunësia shumë e lartë dhe marrëdhëniet e dobëta me Serbinë fqinje, me të cilën Kosova duhet të rregullojë raportet, për shkak se vetëm kështu mund të anëtarësohet në BE.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, me një moshë mesatare 29 vjeç, dhe ka pasur një rritje ekonomike prej 4 përqind, gjatë dekadës së fundit. Mirëpo, Kosova mbetet tepër e varfër, teksa më shumë se 200 mijë kosovarë ose kanë lënë ose kanë aplikuar për azil në ndonjë vend të Bashkimit Europian që kur shteti i Kosovës shpalli pavarësinë më 2008, shkruan “Reuters”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zgjedhjet u nxitën nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj në korrik pasi ai u thirr në pyetje nga prokurori i krimeve të luftës në Hagë për rolin e tij në kryengritjen e viteve 1998-99 kundër forcave serbe. Pakënaqësia e popullatës ndaj qeverisjes së shkuar me tri parti në koalicion ka bërë që partitë në opozitë të mund të shënojnë rritje në elektorat. Kështu, pritet që të ketë rritje të numrit të votuesve për LDK-në dhe partinë nacionaliste Vetëvendosje. VV lufton për vendin e parë.

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës deklaroi se beson se populli i Kosovës është i gatshëm që të ketë në krye të vendit një kryeministre. “Në më shumë se 90 përqind të rasteve janë burra që janë të përfshirë në korrupsion. Një grua e sheh shtetin ndryshe dhe kujdeset për qytetarët”, tha Osmani për “Reuters”.

Pavarësisht deklaratave të liderëve politikë, votuesit janë skeptikë për politikanët, të cilët sipas tyre kanë përdorur gjithmonë mashtrimet për të ardhur në pushtet. Dy votuese thanë se nuk kanë besim te qeverisja e ardhshme dhe se rinia sidomos pu voan nga papunësia, edhe pse shumica e tyre janë diplomuar.

Ndërsa një votues i quajtur Ramadan Bibaj, 66 vjeç, u shpreh se korrupsioni mbetet endemik për Kosovën, duke kujtuar faktin se politikanët në vend vetëm janë pasuruar. “Politikanët u bënë shumë të pasur dhe tani nuk duan të dinë për njerëzit. Brenda pesë vjet më pak se 400,000 njerëz do të qëndrojnë këtu (nëse gjërat vazhdojnë kështu) “tha ai. Si Vjosa Osmani, ashtu edhe rivali i saj kryesor Albin Kurti e kanë vënë theksin tek papunësia. Edhe pse Kosova dhe Serbia ka kohë që bëjnë bisedime, ata kanë përparuar pak në këtë drejtim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKOHET NGA DETYRA DREJTORI I "ALBPETROL"/ Ja kush e zëvendëson
Previous article TOTTENHAM-BAYERN MUNICH/ Dy nënkampionët e Europës synojnë 3 pikët (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT