• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shkrimi francez 1872: Në damarët e shqiptarëve rrjedh gjak pellazg. Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në…
Home
Dossier

Shkrimi francez 1872: Në damarët e shqiptarëve rrjedh gjak pellazg. Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në…

24 November, 2017 Redaktor2 Dossier

Aurenc Bebja, Francë

Në revistën franceze, “L’Année géographique: revue annuelle des voyages de terre et de mer ainsi que des explorations, missions, relations et publications diverses relatives aux sciences géographiques et ethnographiques”, botuar në 1872 nga shtëpia botuese “L. Hachette et Cie” (Paris) gjejmë, në faqen n° 327, shkrimin e arkeologut të njohur francez, Albert Dumont, i cili gjendej në Shqipëri gjatë verës po të atij viti.

Si përshkruhen shqiptarët në këtë shkrim? Në vijim do të gjeni rrëfimet brilante, të revistës dhe të autorit, mbi popullin tonë.
Rrëfimi i revistës mbi shqiptarët nëpërmjet udhëtimit të arkeologut francez në Shqipëri:
shkrimi per shqiperine.

“Shqipëria, ku në të cilën Z. Albert Dumont ka hyrë nëpërmjet Shkodrës, e vendos atë në qendër të vëzhgimeve të reja. Në Dalmaci, autori studion kryesisht vendin, ndërsa në Shqipëri popullin. Shqiptari – “Skypétar” siç i quan ai vetë – është një popull i virgjër, pothuajse primitiv, i cili nuk ka ngjashmëri me evropianin (me perëndimorin). I familjarizuar me antikitetin helenik, Z. Dumont, është habitur çdo moment nga kostumi, zakonet, traditat apo analogjitë shqiptare, të cilat i kujtojnë atij Grekët e kohëve Homerike. Shqiptarët banojnë në trojet që dikur ishin të Pellazgëve. Ka shumë mundësi që një pjesë e gjakut të këtyre banorëve të lashtë (e kësaj rrace parësore) rrjedh ende në damarët e shqiptarëve.”

Rrëfimi i arkeologut francez për shqiptarët

“Shqiptari dallohet përsosmërisht; koka e tij e vogël, hunda e hollë, syri i mprehtë, i çelur si bajame, qafa e gjatë, trupi i dobët, këmbët e gjata dhe të forta, ai na kujton Grekët e lashtë, ashtu siç e gjejmë në skulpturën arkaike prej mermeri të Egjinës. Edhe kostumi (veshja) i tij vë në pah kujtimet e antikitetit. Fustanella e bardhë na kujton tunikën me pala deri në rrip, ndërsa gjunjakët (tirqit) e gjatë që mbështjellin këmbët deri në gjunjë janë mbrojtësit e kërcinjëve të epokës heroike. Kostumi nuk është i gjerë dhe i fryrë si në epokën e bukur greke ; por dallojmë, në vazot e stilit të vjetër që, (Në 1870, Ministria franceze e Arsimit publik i ka dhënë për mision autorit të studiojë vazot e pikturuara greke dhe të zbulojë prejardhjen e tyre), Helenët e dikurshëm nuk kanë pasur zakonet e bashkëkohorëve të Perikliut. Pikërisht, shpjegimi i kostumeve më të vjetra helenike duhet kërkuar në Shqipëri.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-francez-i-1872-ne-damaret-e-shqiptareve-rrjedh-gjak-pellazg-origjinen-e-fustanelles-helene-kerkojeni-ne-shqiperi/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasanikët e Kuvendit/ Deputeti me apartament 1.9 milionë euro në Milano
Previous article “Habilaj”/ Nuk u gjetën nga policia, ish-shefi i Vlorës dyshohet se është në…

Redaktor2

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit... Dossier

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit...

DOSSIER/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike: Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin... Dossier

DOSSIER/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike: Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT