Një shkretëtirë afër detit të Zi në Ukrainë,tashmë është kthyer në një “goditje” për të gjithë turistët.
Yana Demydova, inspektorja e parkut ndërkombëtar të Oleshky Sands tha: “ Shkretëtira jonë është ndër më të mëdhat në Europë. Ne kemi më shumë peisazhe se të gjitha shkretëtirat e tjera në Europë.”
Tha gjithashtu se shkretëtira ka shumë kafshë të egra si dhelprat dhe lepujt, aq sa ka peshq në liqen.
Në verë temperature mund të shkoj në 45 gradë Celsius dhe temperature e sipërfaqes së rërës mund të arrij deri në 75 gradë Celsius .
Rajoni u bë një park ndërkombëtar në 2010. Rreth 2600 turistë kanë shkuar për të visituar shkretëtirën me grupe turizmi.
Shkretëtira gjithashtu ka një grup pemësh, si pyje pishash , të cilat janë që prej shekullit të 20 për të ndaluar përhapjen e rërës te fshatrat afër saj.
Më shumë pemë do të vendosen vitin e ardhshëm me 30 hektarë pishe për të penguar rrjedhjen e rërës.


