Ndëonëse kanë kaluar tre vjet nga artikulli i parë i plotë për turizmin në Shqipëri, “Lonely Planet” vijon të shkruajë për bukuritë e rralla të vendit tonë, dhe një listë të gjatë me arsye se përse duhet të vizitohet Shqipëria në këtë vit jubilar.
ALPENews.al ka vendosur të rikthejë artikullin që i dha “bujë” të madhe mediatike emrit të Shqipërisë dhe bukurive të saj të rralla mbarë botën, duke e rreshtuar në emrat e vendeve të lakmuara si Maldive, Sejshell, Fixhi, Bahamas, etj.
Në artikullin e botuar në vitin 2015 “Lonely Planet” liston pesëmbëdhjetë vendet më të bukura të Shqipërisë së asaj kohe. Me pak ndryshime në infrastrukturë sot vendi ynë mund të sigurojë qëndrim hotelerie, shërbime, dhe gjithçka që të tjera vende kanë për turistët anë e kënd botës.
VIDEOJA E “LONELY PLANET”
Lista prej 15 vendesh që kryesohet nga plazhi mahnitës i “Drimadhesit” (Dyrmades-it) është bërë për të informuar të gjithë lexuesit fanatikë të “LP”.
Në një hapësirë të kushtuar vetëm Shqipërisë, “LP” dhe gazetari Tom Master rrëfejnë copëza nga udhëtimi i tyre në këto vende, të bërë posaçërisht siç e quan ai për “adhuruesit” e plazheve.
Në fillim të shkrimit të Master thuhet:
“Shqipëria është një vend i fshehur në një vijë bregdetare me ujëra të kaltër dhe me gjire fantastikë të izoluar“.
“Lonely Planet” pritet të shkruajë sërish për Shqipërinë, kështu kanë njoftuar editorët kryesorë ku bën pjesë edhe gazetari Tom Master (një adhurues i plazheve shqiptare).
Përgatiti – ALPENews.al



