Kuvendi është duke vazhduar punimet për rendin e ditës, por replikat mes deputetëve kanë bërë që debati të marrë një tjetër drejtim. Mes folësve ka qenë dhe Elisa Spiropali e cila ka bërë një replikë me ish-kryeministri Sali Berisha,dhe deklaroi se ajo e ka simpatizuar atë.
“Kur kam qenë e vogël në fillimet e pluralizmit, unë kam ngritur dy gishtat lart dhe të kam simpatizuar në kundërshtim me mendimin e familjes. Por tani jeni ndryshe nga Berisha që ka qenë në fillim. Duhet të ndryshoni që tu simpatizoj sërish”, tha Spiropali.


