Një shtetas shqiptar, me banim në Kuçovë ka deklaruar në Komisariatin e Policisë në Kavajë se i kanë thyer xhamin e automjetit të tij, teksa nuk bëhet me dije nëse është me qëllim apo jo.
Policia po punon për të identifikuar dëmtuesit dhe ka marrë nën hetim çështjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.08.2018, shtetasi D. K., vjeç 24, banues në Kuçovë, kallëzon se, në plazhin e Spilles, i kanë dëmtuar mjetin tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.


