• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKOLLA E RE “ANDREA STEFANI”/ Veliaj: Zgjidhje e nevojës për shkolla në zonat si Lapraka dhe Astiri
Home
Sociale

SHKOLLA E RE “ANDREA STEFANI”/ Veliaj: Zgjidhje e nevojës për shkolla në zonat si Lapraka dhe Astiri

13 July, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Një tjetër shkollë 9-vjeçare i shtohet buqetës së institucioneve të reja arsimore që hapin dyert këtë shtator. E dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri, shkolla “Andrea Stefani”, e integruar me parashkollor, do u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Doganës. Shkolla e re u vizitua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Paulin Sterkaj.

“Shkolla “Andrea Stefani” mban një emër jashtëzakonisht dinjitoz dhe do të jetë edhe me kopsht dhe parashkollor”, tha Veliaj. Teksa u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën më të afërt, ai deklaroi se tashmë ka marrë zgjidhje kërkesa e banorëve për institucione arsimore në portat hyrëse të Tiranës.

“Harmonizimi që i kemi bërë institucioneve arsimore në secilin ekstrem të njësisë; pra edhe te “Don Bosko” me shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe në Kodër Kamëz, me shkollat “Kennedy” e “Nënë Tereza”, edhe te “Shqiponja” me shkollën “Andrea Stefani”, plus dy të tjerat në zonën e Astirit që i fillojmë këtë vit, praktikisht kemi akomoduar fëmijët e të gjitha familjeve që jetojnë ndër vite në portat hyrëse të Tiranës, si Astiri e Lapraka”, nënvizoi ai.

Kreu i Bashkisë komentoi edhe vendimin për ta emërtuar shkollën e re me emrin e gazetarit dhe publicistit të njohur, Andrea Stefani. Veliaj tha se Andrea Stefani është kujtesë jo vetëm si personalitet, por edhe për kohët kur në Shqipëri bëhej gazetari e mirëfilltë. “Shkolla ka një emër të madh, emrin e Andrea Stefanit, një bashkëluftëtar të betejave të Shqipërisë së vështirë. Ato kanë qenë vite të vështira dhe Andrea Stefani na ka kujtuar gjithmonë se ka pasur gazetari të mirë, qe nuk vinin gjoba, nuk hapnin të gjithë portale për të gjobitur politikanët e bizneset, nuk kanë hapur të gjithë rrjete sociale për të vjelë gjoba, duke e quajtur gazetari. Në kohën e Andreas bëhej gazetari e mirëfilltë, gazetari idealiste, ku gazetari jetonte me një bordero, jo me një bordero tek partia, dhe një bordero tjetër tek një biznes”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se fokusi i Bashkisë së Tiranës ka qenë çlirimi i hapësirave të zëna gjatë viteve të tranzicionit dhe kthimi i tyre tek komuniteti. “Aty ku kemi pasur mundësi të lirojmë territor, siç ka qenë kjo shkollë, jemi siguruar që të marrim edhe pak oborr që të luajnë fëmijët. Të krijojmë dhe një oborr të brendshëm, të kemi edhe një palestër, të sigurohemi që të rikuperojmë sa të mundemi nga hapësira publike në çdo zonë ku ne ndërhyjmë”, theksoi Veliaj.

Shkolla 9-vjeçare Andrea Stefani” është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar dhe po i shtohen Tiranës, të cilat do të hapin dyert në nisje të vitit të ri shkollor në shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI U ARRATIS/ Protestuesit në Sri Lanka: Vendin e ka në burg, duam paratë tona
Previous article A NDIHENI SIKUR JENI TË VËZHGUAR? Si të dalloni kamerat e fshehta në hotele

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT