Kryeministri i Australisë Harold Holt vazhdon të mungojë.
Këto ishin fjalët që përsëritën nga televizorët dhe radiot anembanë Australisë më 17 dhjetor 1967 – dita që Holt hyri në “Cheviot Beach” afër Melburnit dhe nuk u pa më kurrë.
Udhëheqësi australian u konsiderua i mbytur dhe në nder të tij u zhvillua një përkujtimore, ku morën pjesë udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin britanik Harold Wilson dhe presidentin amerikan Lyndon Johnson.
Por trupi i tij nuk u gjet kurrë, duke çuar në një sërë teorirash gjithnjë e më qesharake, duke përfshirë edhe një që pohonte se ai ishte marrë nga një nëndetëse kineze.
Holt u bë Kryeministri i Australisë në janar 1966, vetëm dy vjet para se ai të zhdukej.
Dita që Holt u zhduk ishte e nxehtë dhe e diel, e përsosur për një notim.
Para drekës më 17 dhjetor 1967, Holt vendosi të shkonte në plazh, pranë shtëpisë së pushimit që kishte në Portsea në bregun e Viktorias.
Por Kryeministri nuk ishte në shëndet të mirë. Ai sapo kishte bërë operacion të premten dhe mjeku i tij i ishte thënë që “ta merrte më lehtë” pas operacionit.
“Unë kam luajtur tenis të shtunën dhe do shkoj të notojë të dielën.” Pra, ishte kundër urdhrave të mjekut, “tha Frame, doktori i tij.
Një nga gjërat e fundit që Holt i kishte thënë grupit para se të shkonte të notonte, “e njoh këtë plazh shumë mirë, e kam në dorë të gjithin”.
“Nuk u pa më.”
Vite më vonë, australianët do të nderonin kryeministrin e tyre të zhdukur në një mënyrë që i përshtatet ndjenjës së famshme lakonike të vendit.
Ata emëruan një pishinë në emrin e tij.
Përgatiti: AlpeNews.al





