• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shkoi te motra i pirë tapë, u gjet i vdekur në lumin e fshatit
Home
Jetë

Shkoi te motra i pirë tapë, u gjet i vdekur në lumin e fshatit

19 March, 2018 Ina.Autor Jetë

Pasditen e 15 marsit, Dragomir Cumpaljevic, 76 vjeçar, rreth orës 14:00 kishte dal nga shtëpia për të shkuar në vizitë tek motra e tij në fshatin Sevce i Komunës së Shtërpcës. Por, i njëjti nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Ai dy ditë më vonë u gjet i vdekur në lumin e fshatit Sevce nga bashkëfshatarët. Organet e hetuesisë po cilësojnë të dyshimtë vdekjen e të moshuarit, ndërkohë që trupi i pa jetë i tij është dërguar për autopsi.
76-vjecari nga fshati Sevce i komunës së Shtërpcës, të enjten e javës së kaluar kishte shkuar për vizitë tek motra e tij në po të njëjtin fshat. Kishte qëndruar për disa orë te motra duke u larguar më pas. Familjarët kanë raportuar se 76 vjecari gjatë vizitës te motra kishte shkuar në gjendje të dehur.

Por, që nga ai moment, familjarët më nuk e gjetën të gjallë 76 vjeçarin. Ai një ditë më vonë u raportua si person i zhdukur, për t‘u gjetur i vdekur në lum, vetëm pas tri ditëve nga ana e bashkëfshatarëve.

Lajmin rreth këtij rasti e ka konfirmuar për Express, majori në policinë rajonale të Ferizajt, Bastri Shabani. Ai ka thënë se rasti po cilësohet si vdekje e dyshuar, ndërkohë që hetimet për këtë punë po vazhdojnë ende.

“Ne e kemi pas një person të lajmëruar si të zhdukur. Pas dy ditëve i njëjti është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit Sevce, të komunës së Shtërpcës. Rastin e ka paraqitur motra e tij e cila e ka raportuar si të zhdukur. Viktima ishte i lindur në vitin 1942.

“Ai nuk ka pasur ndonjë shenjë në trup”, ka deklaruar Shabani për Express.

E ndërkohë trupi i pa jetë i 76 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPRIZA NGA KLUBI I LACIO-s/ Gëzuar ditëlindjen Thomas (FOTO)
Previous article Tjetësim pronash/ Gjykata e Lezhës jep masën "Arrest shtëpie" për Kryebashkiakun Fran Frrokaj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT