Gjykata e Vlores ka dhene sot masen e sigurise arrest me burg per Nekid Arapin, Amarildo Grembin si personat qe dyshohet se ndihmuan ne vrasjen e Vasil Dervishajt, ndersa po e njejta mase arrest me burg u dha edhe per A.C, 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë, personi qe dyshohet si nje nga autoret e ngjarjes dhe qe ra ne pranga nje dite me pare.
Ne kerkim ndodhet edhe nje nga autoret e ngjarjes, E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Pak orë pasi Policia e Vlorës e shpalli në kërkim si një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit, Vasil Dervishaj, i riu me iniciale A.C., 28 vjeç, është vetëdorëzuar. Pasi është paraqitur me vullnetin e tij në Polici, ai ka deklaruar se nuk është i përfshirë në vrasjen e Dervishajt. Policia e Vlorës deklaroi një ditë pas vrasjes së 29-vjeçarit Dervishaj se kishte arritur të zbardhte ngjarjen dhe vuri në pranga dy persona që kishin ndihmuar autorët.
Policia identifikoi si autorë përveç të vetëdorëzuarit A.C., edhe 31-vjeçarin me inicialet E.A., të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë. Ky i fundit është ende person në kërkim. Mësohet se 28-vjeçari i është drejtuar ambienteve të Policisë pas deklaratës për shtyp të kreut të Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj, i cili bëri publike emrat e dy personave të dyshuar si dhe njoftoi arrestimin e dy personave të tjerë që kishin ndihmuar në ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë që vetë 28-vjeçari mohon të jetë autor i vrasjes, nga hetimet e deritanishme të Policisë mësohet se shkak i vrasjes së Vasil Dervishajt ka qenë një sherr, që ka ndodhur në lokalin e tij të quajtur “Gimoka”.
Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se të katër personat e përfshirë në ngjarje, dy personat e dyshuar si autorë dhe dy të tjerët si persona që përkrahën autorët, kishin ngacmuar një të afërm të Dervishajt.
Ky i fundit kishte shkuar për t’u sqaruar, por më pas konflikti u përshkallëzua. Në automjetin e viktimës është gjetur edhe një armë tip “Kallashnikov”, armë e cila nuk është shkrehur në momentin e ngjarjes dhe nuk ka qenë e mbushur. Mësohet se pasi ka dalë nga automjeti i tij tip “Ford” me targa italiane, Dervishaj është qëlluar me pistoletë, duke marrë dy plumba. Një në dorë dhe një tjetër pranë pjesës së kokës, që i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se në ngjarje janë përdorur dy automjete tip “Audi”, të cilat kanë shërbyer për personat e përfshirë që të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Kamerat e sigurisë në afërsi të zonës kanë fiksuar vetëm momentet e lëvizjes së automjeteve, por jo momentin e krimit.
Nga Policia e Vlorës mësohet se dy personat e dyshuar si autorë, por edhe personat të cilët ndihmuan në ngjarje, kanë tentuar të largohen nga vendi për t’u arratisur në Greqi, por nuk ia kanë arritur. Dy personat e parë janë arrestuar si përkrahës në ngjarje dhe pikërisht shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi(Muka). Ndërsa në pranga ka përfunduar edhe A.C., 28 vjeç, i cili është vetëdorëzuar në Polici me pretendimin se nuk ka shtënë ai me armë në vendin e ngjarjes. Mbetet ende në kërkim E.A., 31 vjeç.


