Një 24-vjeçar ka deklaruar në Polici se i kanë vjedhur një sasi parash në një pikë bastesh, teksa ka ikur për të vendosur një skedinë.
Policia ka marrë materialet e nevojshme dhe ka shpallur në kërkim përsonin e paidentifikuar akoma për mediet.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.07.2018, shtetasi F.Ç., vjeç 24, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Pjetër Budi”, tek një pikë bastesh sportive, një person i pa identifikuar, ka vjedhur një shumë lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


