Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për kultivimin e kanabisit me vlerë 672,000 paund.
Bëhet fjalë për Armelind Rexhën, i cili kishte ardhur në Britani me pretendimin se do të përfundonte studimet e tij në Master por në fakt përfundoi duke kultivuar rreth 800 bimë kanabis.
Gjatë kontrolleve në banesës e Rexhës, u gjetën dy telefona, një kompjuter tablet dhe 200 euro.
Në fjalën e tij para trupës gjykuese, i riu Armelind Rexha e pranoi fajin duke u shprehur se ishte detyruar që kultivonte kanabis në mënyrë që të mblidhte të ardhura pasi familja e tij kërcënohej me jetë
AlpeNews ju sjell foto e studenti të arrestuar ne Angli:
/AlpeNews.al