• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKOI NË PYLL PËR TË MBLEDHUR BORONICA/ Ky është 23-vjeçari i zhdukur, familjarët:  Ju përgjërohemi…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKOI NË PYLL PËR TË MBLEDHUR BORONICA/ Ky është 23-vjeçari i zhdukur, familjarët: Ju përgjërohemi…

5 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

23-vjeçari Meledin Adili u denoncua i zhdukur ditë ne sotme nga familjarët e tij në fshatin Borje, Kukës, pasi kishte shkuar në Bjeshkë por nuk u kthye më.

Të afërmit e të riut kanë deklaruar se 23-vjeçari ka shkuar në Bjeshkë ditën e djeshme për të mbledhur boronica dhe që atëherë nuk është kthyer më në shtëpi.

Pas denoncimit të humbje së tij nga familjarët, ka filluar puna për gjetjen e 23-vjeçarit nga ana e Policisë në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Aktualisht, i riu po kërkohet në Bjeshkët e Sharrit, të komunës Dragash, pasi dyshohet se është zhdukur në Kosovë.

Vullnet Beluli, i afërm i 23-vjeçarit ka bërë apel për ndihmë që të nisin kërkimet me dron, qen kufiri apo dhe helikopter, sepse sipas tij territori në Bjeshkë është shumë i vështirë dhe kjo u vështirëson edhe kërkimet.

“Kemi filluar kërkimet që në orën 17. Moti ka qenë me vetëtima, ne u larguam se moti ishte shumë i keq, kemi nisur kërkimet në orën 4 të mëngjesit, pas 10 orëve kërkim nuk kemi gjetur gjë, duhet ndërhyrje ju lutem nga shtetit, ju lutem ju përgjërohem, se është një djalë i ri 23-vjeç, llogariteni sikur është fëmija e një deputeti, edhe pse ne jemi fukarenj dhe dilnim dhe mbledhim boronica.

Sado ta njohësh rrugën, humbet, ka shkëmbinj të mëdhenj, ka humnera, kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve, deri tani kërkimet e policisë, në këtë zonë duhet të kërkojnë në bjeshkën e Brodit, Kazanet e Brodit, bjeshka është e pafundme. Ai ka numër telefoni, nuk i shkon zilja, si mund ta gjejnë me GPS, ai ka dalë për copë buke. Policia e Kosovës ka ndërhyrë me makina, po me makina nuk lëvizet, se duhet ecur me këmbë, bjeshka është e rrezikshme nuk shihet njeriu me njeriun, prej mjegullës. Edhe në korrik është moti i paqëndrueshëm, është lartësi mbi 1600 metra”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOMBARDIMET UKRAINASE PRISHIN PLANET E MOSKËS/ Shtyhet referendumi në rajonin e pushtuar të Kherson për bashkimin me Rusinë
Previous article GRANATIMET RUSE DËMTOJNË LINJAT E ENERGJISË/ Shkëputet reaktori i fundit në centralin bërthamor të Zaporizhzhias

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës Aktualitet

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba Aktualitet

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha Aktualitet

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT