Rënia e Vllaznisë në Kataegorinë e Parë, tronditi të gjithë sportdashësit shkodranë dhe opinionin sportiv. Në Shkodër mbizotëron trishtimi dhe dita e sotme është shpallur “ditë zie”.
Nuk kanë munguar as ironitë nga tifozët shkodran, të cilët në një vend në qendër të qytetit ku vendosen lajmërimet e hidhërimeve, kanë ngjitur një njoftim “therës” ku lajmërohej vdekja e klubit shkodran.
“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Njoftojmë vizita ditën e diele datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes.
Një gjetje sa e veçantë aq edhe hidhëruese. Ndryshe nga vdekjet e tjera njerëzore, te Vllaznia ka shpresë ringjalljeje pas vdekjes. Ky zhgënjim duhet të shërbejë si mësim të drejtuesit shkodranë.