• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHKODRA NJOLLË E ZEZË KONTRABANDE”/ Ardi Veliu, Vocaj dhe Loka zbarkojnë në Shkodër: Luftë fajdeve e krimit të organizuar
Home
Aktualitet

“SHKODRA NJOLLË E ZEZË KONTRABANDE”/ Ardi Veliu, Vocaj dhe Loka zbarkojnë në Shkodër: Luftë fajdeve e krimit të organizuar

25 January, 2020 Delo.autor Aktualitet

“Shkodra është një njollë e zezë sa i takon kontrabandës” – kjo ka qenë deklarata e bërë në mbledhjen e drejtuesve të policisë së Shkodrës nga kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu.  Ky i fundit i shoqëruar nga Drejtori për Krimin e Organizuar Tonin Vocaj dhe Drejtori i Rendit Gjovalin Loka kanë zbarkuar ne Shkodër në analizën e Policisë së Shkodrës për 2019.

Edhe pse në shifra, ngjarjet kriminale kane qenë më të ulëta se në vitin 2018, sërish drejtuesit e Policisë së Shkodrës nuk i kanë shpëtuar kritikave.

“Gjatë vitit 2018 kemi pasur 26 vepra penale sa  i përket kontrabandës. Kemi pasur ulje te fenomenit ne 2019-en. Ka rënë kontrabanda apo është paaftësi e juaja? Shkodra është një njollë e zezë në vend sa i takon kontrabanës”- është shprehur Veliu.

Një nga temat e tjera të diskutuara ka qenë edhe fenomeni i ‘Fajdeve’ në qytetin verior. Veliu edhe tek kjo pjesë ka hedhur kritika ndaj policisë duke thënë lufta kundër këtij fenomeni në Shkodër është zbehur.

Stina e protestave dhe menaxhimi i zgjedhjeve vendore te 2019-es nuk kane kaluar pa u prekur nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu: “Perveç Tiranës edhe ne Qarqe ka pasur protesta, me pas edhe menaxhimin e fushatës ku qe një fushatë e vështirë për përballimin nga policia se bashku me sezonin turistik ku ju falenderoj për punën e bërë”

Sipas Veliut lufta kundër krimit të organizuar është sfida për vitin 2020. Veliu ka kërkuar që të dokumentohet gjithçka sa i takon krimit, ndërsa ka shtuar se duhen të angazhohen të gjithë strukturat e policisë vendore në Shkodër.

“Ne kompleks të gjithë situatën ka shumë problematika. Kërkohet angazhim nga të gjitha strukturat. Dua ta ndaj ne dy pjesë, angazhim total për ngjarjet e rënda, por një neglizhencë për krimet kundër pronës.  Detyra jone është ta zbardhim çdo ngjarje, duhet vlerësim maksimal për veprat penale kundër pronës duke iu referuar rasteve te vjedhjeve dhe grabitjeve te cilat në të shumtën e rasteve janë neglizhuar. Parandalimi ne kontrollin e territorit.” tha ndër të tjera Veliu.

Drejtori Veliu por edhe Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka ka kritikuar efektivët e Shkodrës ku ka kërkuar angazhim me të madh sa i takon parandalimit pasi sipas tyre kjo pjese e është ne nivele tepër të ulëta.

Analiza e policisë se Shkodrës ka zgjatur rreth dy ore ndërkohë që është zhvilluar pa praninë e mediave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRRON JETË NJË FOSHNJE NË KAVAJË/ Dërgohet në morg për shkaqet e vdekjes
Previous article HAPJA E NEGOCIATAVE/ Charles Michel: Qasje e re e BE ndaj Ballkanit Perëndimor

Delo.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT